Krasniqi: Qeveri e paaftë, bën kërkesa turpëruese në vend se problemin e pasaportave ta shndërrojë në prioritet
Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 08 January 2023
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e quan Qeverinë Kurti të paaftë, pasi sipas tij nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Qeveria në vend se të bëjë kërkesa që sipas tij janë turpëruese, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet.
“Asnjë arsyetim nuk i shfajson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave. Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta”, shkruan Krasniqi.
Shkrimi i plotë:
Festat në Kosovë janë gjithmonë më të mira e më të ngrohta me mërgimtarët tanë prezent. Për fundvit, ata tejkaluan sfidat dhe peripecitë e shumta që ju shfaqën kësaj radhe, vetëm që të jenë pranë familjeve e që ndërrimin e motmotve ta kalojnë bashkë me ta.
Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet.
Asnjë arsyetim nuk i shfajson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave. Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta?
Duke bashkëndjerë me ta për këtë keqtrajtim nga Qeveria, por duke i falënderuar për vizitat dhe kontributin e tyre të çmuar, u uroj të gjithë mërgimtarëve rikthim të mbarë e të sigurt nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Uroj Vit të ri të mbarë, të suksesshëm e të begatë për të gjithë mërgimtarët tanë dhe familjet e tyre nëpër botë!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...