Për të pagjeturit, në Serbi u gërmua 1 lokacion e 24 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 05 January 2023
Në intervistë për emisionin “RTK Prime”, Andin Hoti, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, rrëfen shumëçka nga jeta dhe puna e tij, e cila ndërlidhet kryesisht me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në vend.
Në këtë intervistë për RTK Prime”, Andin Hoti, kryetari i Komisionit Parlamentar për Persona të Pagjetur, deklaroi se jo të gjithë të zhdukurit janë si pasojë e veprimeve të policisë apo ushtrisë së Serbisë. Ai tha se mbi 2.700 lokacione në Kosovë janë gërmuar në kërkim të personave të pagjetur, kurse vetëm në vitin 2022, gërmime janë kryer në 24 të tjera.
“Nga 24 lokacione, në 11 prej tyre kemi pasur gjetje, pra gjetje të eshtrave”, tha Hoti në “RTK Prime”. Ai sqaroi se këto gjetje, në numër të personave, janë 17, por identifikimi i tyre është në proces të analizave të ADN-së.
Por, fatkeqësisht Hoti tha se kur vjen puna tek Serbia, qasja e saj është krejt tjetër. Gjatë tërë vitit 2022, atje është kërkuar vetëm në një vend.
“Kam reaguar sepse kemi arritur të shkojmë edhe në Shtaval në Serbi, dhe kemi arritur të punojmë disa ditë bashkë me delegacionin serb dhe njëanshëm Serbia e ka mbyllë lokacionin, me arsyetimin se nuk po gjendet asgjë’, thotë Hoti.
Ai rikujtoi situatën në Rudnicë dhe Kizhevak, ku për të identifikuar dhe gërmuar në këto lokacione, janë dashur dhjetë vjet kohë, pesë vjet për secilin vend.
Ai tha se në rastin e Shtavalit në Serbi, Kosova ka arritur të sigurojë imazhe satelitore vetëm për dy ditë. “Nuk ka ekspertë në botë që mund të analizojë imazhet në afat prej dy ditësh. Por po vazhdojmë të kërkojmë imazhe të tilla të cilat ende nuk i kemi pranuar”, tha Hoti.
“Kemi pasur dëshmitarë që kanë deklaruar publikisht për dyshimet e tyre për atë varrezë”, tha Hoti, duke rikujtuar se kërcënimet e Serbisë janë të ashpra edhe ndaj vetë qytetarëve që dëshmojnë se dinë diçka për varrezat masive. “E kemi deklaratën e Ivica Daçiqit që ka kërcënuar cilindo serb që tregon për varreza të tilla”.
Të tjera
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...