56 dhurata të ndryshme për presidenten Osmani, zbulohet se çfarë kishte në to
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 05 January 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar 56 dhurata protokollare gjatë dhjetë muajve të vitit 2022.
Dron “Bayraktar”, vazo, pllaka të ndryshme, libra, punime në dru, janë vetëm disa prej tyre të cilat i ka pranuar presidentja Osmani.
Front Online bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike ka siguruar listat e dhuratave protokollare të cilat i janë dhuruar presidentes Osmani nga janari e deri në tetor të vitit 2022.
Pranimi i dhuratave nga zyrtarët publikë rregullohet me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.
Sipas këtij ligji, zyrtarët mund të pranojnë dhurata të rastit dhe dhurata protokollare.
Këto të fundit duhet t’i mbesin institucionit.
Më 26 shkurt të vitit 2022 presidentja Osmani gjatë vizitës zyrtare që pati në Turqi vizitoi fabrikën për prodhimin e dronëve “Bayraktar“, ku edhe iu dhurua një dron “Bayraktar”, në miniaturë.
Kurse, më 1 mars të po këtij viti ajo mori dhuratë edhe një aeroplan luftarak në miniaturë, i vendosur në kornizë të drurit nga gjeneral Hulusi Akar.
Më 28 prill 2022 Vjosa Osmani pranoi një dhurat vazo e qeramikës me mbishkrim nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi.
Ndërsa, gjatë vizitës që pati në Lituani më 7 maj nga presidenti i këtij shteti, Gitanas Nauseda, Osmanit iu dhurua një vazo procelani dekorues.
Një logo të FSK-së me gurë të Trepçës presidentja Osmani e pranoi më 9 qershor nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Kurse, nga presidentja e Singaporit Halimah Yacob më 27 qershor presidentja Osmani prano dhuratë një libër të vendosur në kornizë, raporton Front Online.
E, drejtori i gazetës zyrtare në Slloveni, Denis Stroligo më 5 korrik të vitit 2022 i dhuroi Osmanit Kushtetutën e Sllovenisë.
Gjatë vizitës, që Osmani pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua edhe me sekretarin e shtetit Antony Blinken.
Nga i njëjti më 27 korrik Osmani pranoi një vazo të qelqit me mbishkrim.
Dhuratë mori edhe nga presidenti i FIFA-s, Giani Infantino.
I njëjti gjatë vizitës që pati në Kosovë, u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Ai i dhuroi Osmanit një top futbolli dhe fanellë futbolli me mbishkrim.
Një medalje në kornizë të drurit ia dhuroi më 10 tetor Stuart B.Munsch, komandant i komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në NATO-s, në Napoli.
Osmani, pa dhuratë nuk kishte shpëtuar as nga bija e Madeline Albright, Alice Albright e cila gjatë vizitës në Kosovë më 17 tetor u takua me presidenten dhe ia dhuroi një pjatë të porcelanit me mbishkrim.
Ndërsa, më 24 dhjetor presidenti i Maltës gjatë vizitës që i bëri Kosovës ia dhuroi Osmanit një anije me vela në miniaturë.
Osmani gjatë kësaj kohe, pra periudhës janar-tetor 2022 kishte pranuar edhe dhurata të tjera.
Të tjera
-
Sijarto pas takimit me Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë
Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi n...
-
AAK tregon kushtet për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Prokuroria ngritë aktakuzë kundër Goran Rakiq
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të...
-
Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Serbia mund të hyjë në BE brenda pesë viteve
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, oliver Varhelyi, p...
-
Osmani: Neve po na kërkohet Asociacioni, por përse askush nuk po i kërkon Serbisë të votoj pro Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot në Samitin e Kopenhagës për...
-
Tensione në tubimin para Bashkisë në Tiranë, protestuesit hedhin mὀlotov
Protesta para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me tensione. Ashtu si edhe n...
-
Një qytetar nga Prishtina njofton se pranoi rreth dy mijë euro të falsifikuara
Policia e Kosovës ka bërë një person në Prishtinë ka raportuar se kanë pranua...
-
Disa persona ia vëjnë flakën një kamioni në Zubin Potok
Disa persona të panjohur, ia kanë vënë flakën një kamioni në Zubin Potok. ...
-
Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes kët...
-
Një person në Prishtinë pranoi rreth 2 mijë euro të falsifikuara, konfiskohen paratë metalike
Policia e Kosovës ka bërë një person në Prishtinë ka raportuar se kanë pranua...
-
Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku
Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë ...
-
Komuna e Podujevës i ndan 49 mijë e 500 euro për ndërtimin e shtatores së Ibrahim Rugovës
Komuna e Podujevës së shpejti pritet të bëhet me një shtatore të Presidentit ...