Trusti votohet në seancën e parë të Kuvendit, kosovarët morën kredi 1.5 miliardë euro për gjërat elementare
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 03 January 2023
1.5 miliardë euro kanë hyrë kosovarët kredi në vitin 2022.
Këtë shifër e ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ku në lidhje me atë se çfarë po ndodh me shqyrtimin për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti, nismë kjo nga qytetarët e ku mbi 21 mijë nënshkrime ishin deponuar në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu po vlerëson se kjo shumë e marrjes së kredisë nga qytetarët u bë për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve, e ku sipas tij, nga kjo shumë e kredive për shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme u shpenzuan për blerjen e druve për ngrohje, ushqimeve bazike e gjërave tjera elementare.
Sipas tij, kjo është dëshmia me e mirë që Kuvendi i Kosovës duhet të votojë PËR tërheqjen e 30 për qind të parave nga Trusti për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë.
Megjithatë, ka një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Nisma qytetare ka pasur të trajtohet në seancën e fundit të dhjetorit, por kjo u zvarrit në Komisionin për Buxhet që drejtohet nga Armend Muja. Tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe qysh në seancën e parë të sesionit të ri në javën e tretë të janarit mund të futet në rend dite kjo nismë qytetare”, ka thënë Bekim Haxhiu për Gazeta Blic.
Sipas Haxhiut, lehtësisht mund të kaloj në Kuvend kjo nismë për arsye se ka një reflektim edhe të deputetëve të shumicës, këtë rast të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ju e patë atë ditë në komision se dy deputet të VV-së abstenuan. Ka një disponimi te deputetët e partisë në pushtet që të votohet PRO”, ka thënë Haxhiu.
E iniciuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari ka thënë për Gazeta Blic se nuk ka informatë se kur mund të jetë në rend dite kjo pikë, por ka kërkuar që sa më parë të jetë si pikë e rendit të ditës sepse sipas tij, çdo ditë qytetarët po e pyesin se çfarë po ndodh me 30 përqind të parave nga Trusti.
“Po presim që sa me shpejt të dalë për rend dite pasi që afatet kanë përfunduar dhe po zvarritet tashmë qëllimshëm!”, tha ai.
Tri partitë opozitare: PDK, LDK e AAK kanë kërkuar që kjo nismë për trustin të kaloj në Kuvendit e Kosovës për shkak të inflacionit.
Ato e kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës se po mbanë të “bllokuar’ mbi 700 milionë euro në llogarinë e qeverisë.
Duke u nisur nga kjo ata kanë kërkuar që Trusti duhet të kaloj në Kuvendin e Kosovës.
Të tjera
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...