Sara dhe Luixhino, fituesit e “Dancing With The Stars”
Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 02 January 2023
Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars në Top Channel.
Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.
Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.
“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që se ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.
Një personazh i dashur për publikun, edhe pse jo pjesë e ekranit, ajo arriti ta menaxhonte mirë botën “e ashpër” të spektaklit.
Ajo e provoi veten në shumë disiplina, që nga ato ritimiket, energjiket deri tek më emocionueset.
Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.
Ajo çka e bëri edhe më emocionues garën e Sarës këtë finale, ishte prania e partnerit të saj, Ledrit, që e mbështeti në çdo moment.
Dancing With The Stars përmbylli sonte këtë sezon të mrekullueshëm, pas 13 javëve të stuhishme për të sjellë çdo të premte një spektakël të kuruar deri në detajet më të vogla./tch/

T� tjera
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
-
Shiroka Pula: BE-ja të mos jetë selektive në procesin e zgjerimit
Në Samitin e radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që është organizuar në Ohër...
-
Ministri Ejup Maqedonci dekoron Bashkim Jasharin me Medaljen “Shërbim i Shquar” në Ditën e Forcës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sig...
-
“Me armë, fjalë e kamerë në shërbim të atdheu”, Musliu dhe Lushtaku vlerësojnë kontributin e veteranëve të UÇK-së dhe gazetarëve të luf*tës
Ganimete Musliu, së bashku me kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, kanë ndarë...
-
Cili ishte destinacioni final i dro*gës që u kapë në Kaçanik- Policia e Prokuroria dalin me detaje
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se tre pe...
-
A i lexojnë deputetët ligjet që votojnë? Eman Rrahmani tregon çfarë ndodhi në Kuvend kur përmendi sterilizimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur pi...
-
Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi europiane
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Europa po kërkon të marrë kontrol...
-
Aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marih*uanë të sekuestruara, Sveçla: Nuk ka tolerime…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, në fokus financimi i qëndrueshëm dhe mbështetja institucionale
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me p...
-
“Shkon Lumezi, vjen Elezi”, Gjini për Kurtin: Në pushtet ka ardhë Bylmezi, e dini në Prizren çka i bjen kjo
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, k...
































