Kush është ish-deputeti i LDK-së, i akuzuar për keqpërdorim të votave?
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 29 December 2022
Prokuroria Speciale njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të LDK-së, Shkumbin Gashi dhe shtatë personave të tjerë, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit të 2021-s.
Shtatë prej tyre akuzohen për ‘keqpërdorim i të drejtës së votimit’ dhe ‘vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes’, kurse një person akuzohet për ‘kanosje’.
Sipas kumtesës së Prokurorisë, të pandehurit akuzohen se gjatë zgjedhjeve të datë 14 shkurt 2021, kanë keqpërdorur të drejtën e votimit duke votuar në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, duke keqpërdorur sistemin e votimit me postë.
Prokuroria bëri të ditur se hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë keqpërdorur kopjet e letërnjoftimeve dhe të drejtën e votës për 71 qytetarë të cilët jetojnë në Austri, duke votuar në emër të tyre në procesin zgjedhor.
Por, kush është ish-deputeti Gashi?
Të enjten është ngritur aktakuza ndaj ish-ligjvënësit të Kuvendit. Shkumbin Gashi, pavarësisht qëllimeve që ta rrisë numrin e votave jashtëligjshëm, nuk arriti ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Gashi, i cili vjen nga Komuna e Pejës, ishte zgjedhur deputet i Kuvendit më 2019. Ai kishte garuar në radhët e LDK-së.
Atëkohë, Gashi kishte arkëtuar mbi shtatë mijë vota. Në anën tjetër, pas dy viteve, ai nuk e arriti një gjë të tillë.
Përkundrazi, përmes dyshimeve për keqpërdorim të votave, ai tentoi që të marrë një ulëse në Parlament.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 2021, Gashi kishte marrë shtatë mijë e 259 vota, por që qenë të pamjaftueshme që të ulet në Kuvendin e Kosovës.
Ai garoi me numrin 32 në listën e LDK-së. I kishte falënderuar të gjithë votuesit nga Komuna e Pejës.
“Falenderim i veçantë për secilin nga 3804 votuesit e Komunës së Pejës të cilët më bësuan dhe me votë me obliguan të vazhdojmë tutje sëbashku në sfida të reja”, kishte shkruar ai më 16 janar të 2021-s, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Rrjedhimisht, ai mbeti jashtë parlamentit. Dhe pas më shumë se një viti, atij iu ngrit aktakuza, pikërisht për keqpërdorim të votave. Paparaci
Të tjera
-
ASK: Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u ...
-
Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i deko...
-
Raportet Kosovë-Serbi, Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë – Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Tr...
-
Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ...
-
Nesër takimi për të zhdukurit, Kosova do ta kërkojë zbatimin e shkresës për arkivat
Nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...