Fokus

Alarmon eksperti i sigurisë: Grupet kriminale në veri po detyrojnë serbët të marrin pjesë në protesta duke i kërcënuar me familje

Autori: Samire Jaha 11:17 | 28 December 2022

Tash e 19 ditë janë bërë që nga bllokimi i rrugëve me barrikada nga qytetarët serb në veri të Mitrovicës kështu duke bllokuar kalimin dhe lëvizjen e lirë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë këtyre ditëve janë organizuar edhe dy protesta nga ana e serbëve në veri e ku këto protesta kanë qenë të dhunshme duke kërkuar lirimin e policit serb të arrestuar nga institucionet e Kosovës.

Mirëpo në këto protesta qytetarët serb po marrin pjesë me detyrim, kështu të paktën ka deklaruar për Gazetën Infokus eksperti sigurisë Bedri Elezi.

-Advertisement-

Ai tha se arsyeja pse po marrin pjesë qytetarët në këto protesta është që nëse veprojnë ndryshe do te kenë pasoja tek familjarët e tyre por edhe tek vet ata.

“Neve kemi pasur edhe disa protesta të dhunshme të cilat janë organizuar nga këto grupe kriminale ku në këto protesta është bërë nxitja e urrejtës është bërë thyerja nga më të ndryshme dhe njëkohësisht është kërkuar që të ushtrohet dhunë ndaj përfaqësuesve të sigurisë të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare. Këto protesta në një formë janë të organizuara nga strukturat kriminale dhe janë të detyruar qytetarët që të i bashkohen këtyre protestave sepse në rast se ata nuk do të i bashkohen do të kenë pasojat e tyre tek familjarët e tyre por edhe vete tek ata me një fjalë këto grupe kriminale të cilat po veprojnë në veriun e Mitrovicës në vazhdimësi janë duke dhunuar qytetarët asaj të zonës dhe sidomos qytetarëve që janë lojal (besnik) ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe janë duke i detyruar që të marrin pjesë në aktivitetet e dhunshme të ndryshme ditëve të fundit apo sidomos pas zhvillimeve ku janë vendosur barrikadat në atë zonë”, ka deklaruar Elezi për Infokus.

Ai po ashtu ka kujtuar se forcat e KFOR-it dhe qeverisë është bërë një pajtim që brenda një periudhe të shkurtër të bëhet edhe largimi i barrikadave.

“Në institucionet e Republikës së Kosovës kujtojë që kanë vepruar mirë deri më tani duke u koordinuar me forcat e KFOR-it në mënyrë që të mos kenë veprime të njëanshme me që rast që të u ipet mundësia këtyre grupeve kriminale për rezistencë dhe në bazë të zhvillimeve që mund të ndodhin në një aktivitet të përbashkët mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it për të i larguar barrikadat si dhe rezistencës në anën e tjetër të forcave dhe grupeve kriminale atëherë kujtojë se mundemi të kemi edhe viktima, ndaj kjo kohë që ishte në dispozicion të përfaqësuesve të KFOR-it për të krijuar diskutime apo për të konsumuar rrugët diplomatike për largimin e këtyre barrikadave tani më është në fund dhe siç e dimë kemi një pajtim në mes të KFOR-it dhe qeverisë së Kosovës që brenda një periudhe të shkurtër edhe të largohen këto barrikada”, ka shtuar tutje Elezi për Infokus.

Ndryshe gjatë orëve të vonshme të 27 dhjetorit është bllokuar edhe pika kufitare në Merdare, pasi që serbët atje kanë vendosur barrikada.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët dhe bashkatdhetarët që të përdorin rrugët alternative dhe pikat e tjera kufitare për kalim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera