Shefi i Ushtrisë Serbe pas takimit me Vuçiqin ku u diskutua situata në Kosovë: Ushtria i mori detyrat dhe do t’i kryejë
Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 25 December 2022
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, ka thënë sonte se lidhje me situatën në Kosovë, ushtria ka marrë detyra që do t’i kryejë plotësisht.
Gjenerali Mojsiloviq tha për TV Pink se ka pasur një takim me Komandantin e Përgjithshëm dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se tema e takimit ka qenë Kosova dhe situata aktuale.
Ai ka theksuar se nuk mund të flasë për detajet e bisedës.
“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht“, nënvizoi Mojsiloviq.
Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe kërkon praninë e Ushtrisë përgjatë vijës administrative.
“Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë të orientuara drejt përmbushjes së detyrave të caktuara. Duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, tha Mojsiloviq.
Të tjera
-
Policia po interviston një person në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri
Policia e Kosovës është duke e intervistuar në këto momente një person, në li...
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...
-
Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë k...
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...