Rozë

La pas divorcin me Angelina Jolie, zbuloni kush është gruaja që i rrëmbeu zemrën Brad Pitt

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 23 December 2022

Milionerja bukuroshe është gruaja e parë që shfaqet në krah të yllit që nga ndarja e tij nga Angelina Jolie. Ajo është Ines de Ramon, gjithashtu gruaja e parë që Brad Pitt ka dalë në publik pas divorcit të tij.

Fotot e para të tyre u bërën publike në nëntor, kur Daily Mail publikoi një seri fotosh që tregonin aktorin hollivudian jashtë Teatrit Orpheum në Los Angeles, ku Bono po performonte, me një grua, e cila nuk ishte identifikuar për mediat.

Intimiteti mes të dyve është evident, aktori e ka mbajtur për dore dhe e ka tërhequr pranë teksa bisedojnë jashtë Teatrit Orpheum.

-Advertisement-

Thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën edhe më shumë kur më 18 dhjetor ylli i Hollivudit festoi ditëlindjen me 29-vjeçaren.

Por kush është Ines de Ramon

Ines de Ramon ka lindur në vitin 1992 në New Jersey dhe është diplomuar në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013. Ajo ka studiuar administrim biznesi dhe nga viti 2020 është drejtoreshë shitjesh në kompaninë “Anita Ko Jewelry “, nga ku dhe personazhe të njohur si Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber përdorin bizhuteritë e tyre.

Ajo është ish gruaja e Paul Wesley

Klientët e saj mund të jenë disa nga emrat më të njohur të showbiz-it të huaj, por te Ramon u bë më e njohur nga lidhja që pati me aktorin, Paul Wesley , yll i serialit “Ditarët e Vampires”. Të dy u lidhën në vitin 2018 dhe u martuan, por martesa e tyre nuk zgjati shumë.

Por tani ajo është një milionere, pasi përfundoi universitetin Ines de Ramon filloi të punojë në punë që sollën shumë fitime.

Sipas raporteve të huaja, pasuria neto e Ines de Ramon vlerësohet të jetë 2 milionë dollarë që nga viti 2021. Të gjitha indikacionet tregojnë se njohja që ajo mori nga martesa e saj me Wesley e ka kthyer atë në një sipërmarrëse të famshme me të ardhurat nga biznesi i saj, aktivitet i cili rritet me shpejtësi.

Partnerja e re e Pitt, përveç biznesit, ka studiuar edhe gjuhë të huaja. Sipas informacioneve nga profili i saj në LinkedIn, ajo flet 5 gjuhë dhe mund të ketë filluar të mësojë më shumë me kalimin e kohës. Ajo mund të flasë dhe të shkruajë në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera