Rozë

Pas spekulimeve për një lidhje me Gigi Hadid, Leonardo DiCaprio shfaqet në krahët e dikujt tjetër!

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 22 December 2022

Spekulime në lidhje me një romancë të mundshme midis aktorit Leonardo DiCaprio dhe supermodeles Gigi Hadid tërhoqën vëmendjen e mediave rozë gjatë muajit shtator, por mesa duket kjo lidhje u zbeh paksa kohët e fundit.

Për ta besuar akoma më shumë, natën e djeshme aktori 48 vjeçar u ‘kap mat’ nën shoqërinë e të dashurës së tij të re.

Leondardo dhe Victoria Lamas u fotografuan kur po dilnin nga një restorant, ku ata shijuan një darkë romantike dhe më pas u larguan në dy makina të ndryshme.

-Advertisement-

Çifti i ri dukej i qeshur dhe nën shoqërinë e batutave mes njëri-tjetri. Leonardo u duk i veshur thjeshtë me një bluzë të zezë, me xhinse, një xhaketë të zezë dhe kapelën e tij të bejsbollit. Ndërsa Victoria kishte veshur pak a shumë të njëtin stil, ku edhe ishin kombinuar së bashku.

Fituesi i çmimit Oscar, i cila ka krijuar një reputacion për të mos u lidhur kurrë me dikë mbi moshën 25 vjeç në vitet e fundit, mesa duket vazhdon ta mbajë fjalën në lidhje me këtë pjesë të jetës së tij.

Kjo pasi edhe Victoria, e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas, ka një moshë 23 vjeçare. Sipas përllogaritjeve, ajo ka lindur dy vjet pas publikimit të filmit të famshëm të DiCaprio-s në 1997, Titanic.

Gigi dhe Leo u fotografuan së bashku në një festë pas Javës së Modës në New York. Por thashethemet për romancën e tyre fillimisht nisën në gusht, pas ndarjes së DiCaprio-s nga Camilla. Së fundmi ‘The Sun’ ka raportuar se Camila ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa Leo tashmë po mendonte të bënte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Sapo Camila pa se cilat ishin qëllimet e tij, ishte ajo që u nda me të. Me pak fjalë nuk ishte aktori ai që e la Morrone-n pak pasi ajo mbushi 25 vjeçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera