Lajme

Vuk Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 22 December 2022

Mund të jetë çështje kohe kur në Kosovë mund të shpërthejë një luftë e re në Kosovë.

Kështu deklaroi ish-ministri i Jashtëm i Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi, Vuk Drashkoviq.

Ai iu referua situatës në veriun e Kosovës.

-Advertisement-

“Mendoj se strategët e Kremlinit mezi presin hapjen e fushëbetejës ballkanike, sikur një dhuratë nga qielli. Jemi afër shumë, ndoshta është çështje ditësh që në Kosovë të ndizet shkëndija. Gjithçka është bllokuar atje.

Evropa dhe SHBA kanë një kërkesë për heqjen e barrikadave dhe kanë dhënë një afat. Kanë kaluar njëmbëdhjetë ditë dhe barrikadat jo vetëm që nuk po hiqen por e kemi dhe deklaratën e Vuçiqit se ato do të hiqen kur do të formohet Bashkësia e Komunave serbe”, tha Drashkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera