Sport

10 shprehjet më të famshme nga Katar 2022

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 20 December 2022

Edicioni i 22-të i Kupës së Botës në Katar uli siparin të dielën me Argjentinën e Lionel Messit që pas 36-vitesh fitoi titullin e tretë në histori teksa mposhti në finale Francën. Por, veç fushës së lojës, Botërori i Katarit krijoi shumë debate e polemika edhe jashtë tapetit të gjelbërt. Sigurisht, gjithçka nisi me të drejtat e njerëzve që në Katar duket se nuk zbatohen plotësisht teksa kjo e detyroi edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino të reagonte. Më poshtë, ju rendisim 10 shprehjet më të famshme të Katar 2022 që përfshijnë pikërisht Infantinon, Messin dhe shumë të tjerë.

1-Infantino “Sot unë ndjehem si një vendas nga Katari, ndjehem arab, ndjehem afrikan, ndjehem gay. Sot unë ndjehem si një person me aftësi të kufizuara dhe si një punëtor emigrant në Katar”, tha Infantino në konferencën hapëse të Botërorit.

2-Trajneri i Arabisë Saudite, Herve Renard pasi mposhti Argjentinën në ndeshjen e parë të grupit. “Yjet u rreshtuan në anën tonë, ata janë një skuadër fantastike dhe nuk humbisnin prej 36 ndeshjesh, por ndonjëherë në futboll ndodhin gjëra të papritura”.

-Advertisement-

3- Trajneri i Kanadasë, John Herdman për Kroacinë. “Iu thashë lojtarëve se i përkasin këtij kompeticion dhe se në ndeshjen e radhës do t’i q… kroatët”.

4- Trajner i Ganës, Otto Ado në lidhje me presionin. “Presion? Është një privilegj të jemi në Kupën e Botës, ky nuk është presion. E dini çfarë është presion? Të mendosh se me çfarë do të ushqehesh ditën tjetër”.

5- Trajneri i Uruguajit, Diego Alonso për një penallti të paqenë. “Nuk mendoj se u eliminuam nga barazimi me Korenë e Jugut. U eliminuan nga penalltia e Portugalisë, një penallti për të cilën FIFA tha se nuk ishte”.

6- Lionel Messi pas ndeshjes me Holandën drejtuar lojtarit Weghorst. “Çfarë po shikon o idiot? Ik andej dhe boll më shqetësove”.

7- Trajneri i Marokut, Walid Regragui pasi eliminuan Spanjën. “Paraja nuk e kalon pasionin, nuk është mrekulli është një punë e madhe. I gjithë Kontinenti është i lumtur për ne, jemi Rocky Balboa i këtij kompeticioni”.

8- Ronaldo pas eliminimit nga Maroku. “Dhashë gjithçka në fushë, nuk iu shmanga luftës dhe nuk u dorëzova kurrë. Por, ëndrra përfundoi dhe ishte bukur për aq sa zgjati.

9- Trajneri Deschamps në lidhje me Benzema. “Jam i fokusuar vetëm te lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur. Nuk merrem me ftesa për lojtarët e dëmtuar dhe ata që nuk janë në formë. Disa mund të vijnë për të ndjekur finalen disa të tjerë jo”.

10- Messi pasi fitoi Kupën e Botës. “Nuk tërhiqem nga kombëtarja, dua të luaj me Argjentinën si Kampion i Botës. është titulli që mungonte dhe tashmë e kam, ishte një pritje e gjatë. Çmenduri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera