Grupi Parlamentar i PDK-së nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes: Ka dështuar
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 15 December 2022
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, sepse, siç tha, konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.
“Është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes. Gjuha jounifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipikë të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”.
PDK tha se për këto deklarata të tyre kanë shembuj të shumtë, “përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë”.
Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se” po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla neveritëse mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës”.
“Për një vit, e para e shtetit ka qenë në shërbim të të parëve dhe kundër deputetëve të Republikës së Kosovës, dhe jo vetëm. Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO”.
PDK thotë se Presidentja asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.
“Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera të njohura për qytetarët, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë. Qëllimi ynë është ruajtja e integritetit të institucionit të Presidencës në Kosovë”.
Të tjera
-
Gjini: Serbia do me e nda Kosovën në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se Serbia nuk e do Asociacionin e Komun...
-
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për ...
-
“Deri në vitin 2029 ne duhet të jemi gati për lu*ftë”, Gjermania në alarm
Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me një luftë deri në vitin 2029.” K...
-
Rama nuk u ngrit ta takonte, Kurti zbulon çfarë ndodhi mes tyre në Samitin e Kotorrit
Një shtrëngim i ftohtë duarsh dhe ngurrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ...
-
Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri
Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ard...
-
Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që ...
-
Kina miraton provat e para publike të makinave vetë-drejtuese
Kina i dha miratimin grupit të parë prej nëntë prodhuesish automjetesh, për t...
-
Kurti: Kërc ënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vite
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serb...
-
Del në publik pas plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin
Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në p...
-
Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar n...
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmb...
-
Ambasadori Rohde: Qeveria s’i dëgjoi këshillat tona
“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që...