Serbia sot pritet t’i kërkojë KFOR-it dërgimin e forcave në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 15 December 2022
Qeveria e Serbisë, sipas paralajmërimeve, pritet që në seancën e sotme të vendosë për dërgimin e kërkesës në KFOR për dërgimin e forcave të sigurisë në Kosovë.
Këtë e ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të tij në fillim të kësaj jave. Atë ditë, ai tha se të enjten, Serbia edhe zyrtarisht do ta paraqesë kërkesën zyrtare në KFOR për rikthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë sipas Rezolutës 1244, të cilën përfaqësuesit serbë e lajmëruan pas vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës.
Megjithatë, edhe pse tha se do ta bëjnë këtë kërkesë në KFOR, Vuçiqi u shpreh skeptik se kjo kërkesë do të pranohej.
SHBA-ja nuk pajtohet me dërgimin e forcave serbe në Kosovë. I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në prag të takimit me Vuçiqin, tha se SHBA-ja është kategorike kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë.
Edhe pas takimit me Vuçiqin, ai përsëriti se SHBA-ja “refuzon kategorikisht kthimin e Ushtrisë serbe në veri të Kosovës”.
“Ne nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, ky është momenti për të përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin, si dhe imagjinatën, për të imagjinuar se çfarë sjell e ardhmja e rajonit”, tha Escobari.
As Gjermania nuk e përkrah dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i papranueshëm.
E njëjta tha se Kosova i uli tensionet suke vendosur t’i shtyjë zgjedhjet në komunat veriore, ndërsa shtoi se “retorika e fundit e Serbisë” po e bën të kundërtën.
Kundër kësaj ideje kanë dalë edhe institucionet e Kosovës, të cilat këtë retorikë nga ana e Serbisë e kanë konsideruar si luftënxitëse.
Çka thotë Rezoluta 1244 për çështjen e kthimit të forcave serbe në Kosovë?
Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.
Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.
“Pas tërheqjes, një numri të caktuar të personelit serb dhe jugosllav do t’i lejohet kthimi në Kosovë për t’i kryer funksionet e mëposhtme:
– Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë;
– Shënjimi/pastrimi i fushave të minuara;
– Mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe;
– Mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”, shkruan në aneksin 2 të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së për Kosovën.
Të tjera
-
Arton Demhasaj takohet me kryetarin e gastronomëve, Petrit Kllokoqi, diskutojnë për sfidat e këtij sektori
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka njoftuar se...
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...