Sport

E ardhmja e Ronaldos, Al Nassr e pret, por dëshiron Europën, ku askush s’e do

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 12 December 2022

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e pasigurt. Skuadra saudite Al Nassr e pret, por portugezi dëshiron të luajë akoma në Evropë, në një klub të madh. Kështu shkruan gazeta më e madhe italiane “Corriere dello Sport”.

Çfarë do të bëhet me Cristiano Ronaldon? I eliminuar në çerekfinale të Botërorit me Portugalinë, ish-kampioni i Juventusit e Realit të Madridit sapo është liruar nga marrëdhënia kontraktuale me Manchester United dhe ka një ofertë joshëse nga Arabia Sudite (nga Al Nassr, që drejtohet nga Rudi Garcia). Megjithatë, ai po merr kohë për të vendosur, sepse do të dëshiron të vazhdojë në Evropë, por bisedimet me Chelsea-n dhe PSG-në nuk kanë qenë produktive. Ronaldo mund të pranojë ofertën saudite ose të vlerësojë idenë për të fluturuar në Shtetet e Bashkuara, ku paga që mund t’I japin është larg kërkesave të tij.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy