Sport

Drogba ngushëllon kapitenin e Anglisë: Do të të dhembë shumë, por do të kalojë!

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 12 December 2022

Didier Drogba, ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë, dikur “ylli” i Chelsea-t, rezervoi këtë të diel fjalë inkurajuese për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, i cili humbi një 11-metërsh në fundin e sfidës gjysmëfinale kundër Francës, që nëse do të realizohej do ta kishte çuar sfidën në shtesë.

“Do të të dhembë shumë, Harry Kane, por ti je një kapiten dhe lider i vërtetë. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajtët gjatë Kupës së Botës, një shembull për sulmuesit që duan të mësojnë: shënoni, asistoni dhe udhëhiqni skuadrën. Do të duhet kohë, por kjo do t’ju bëjë më të fortë”, ka shkruar ish-futbollisti në rrjetin social Twitter, duke iu drejtuar 29-vjeçarit të Tottenhamit.

-Advertisement-

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy