Vazhdojnë luftime intensive në pjesën lindore të Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus
07:17 | 12 December 2022
Pjesa lindore e Ukrainës është goditur nga sulme prej të dyja anëve të luftës – Rusia që lëshonte dronë drejt Odesas dhe Kievi që i kthente përgjigje në Melitopol.
Ushtria ukrainase tha se i rrëzoi dhjetë dronë të lëshuar nga Rusia të shtunën, por pesë dronë të tjerë arritën të godasin infrastrukturën energjetike, duke i lënë kështu rreth 1.5 milion banorë pa rrymë.
Më vonë, kryetari i internuar i Melitopol tha se ishte kryer një sulm në qytetin që aktualisht kontrollohet nga forcat ruse.
Pamjet e publikuara nga një zyrtar i emëruar nga Rusia aty tregojnë se kishte pasur një zjarr të madh.
Sulmet me dronë të Rusisë në Odesa u kryen përmes dronëve të prodhuar nga Irani dhe ato kishin cak pika kyçe infrastrukturore të Ukrainës, tha një zyrtar ukrainas.
“Situata në rajonin e Odesas është shumë e vështirë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm. “Fatkeqësisht, goditjet ishin kritike, kështu që do të na duhet më shumë sesa vetëm kohë për ta restauruar elektricitetin. Nuk do të duhet orë, por disa ditë”.
Që nga tetori, Moska ka sulmuar pika kyçe të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me sulme të shumta me predha dhe dronë.
Në Melitopol, autoritetet pro-ruse thane se një sulm me predha i kishte lënë të vdekur dy persona, ndërsa të lënduar dhjetë të tjerë. Ndërsa, Ivan Fedorov, kryetari i internuar, tha se disa “pushtues” ishin vrarë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dy raketa, katër [raketa] arritën objektivat e tyre”, tha Yevgeny Balitsky, guvernatori i emëruar nga Moska për pjesën e pushtuar të rajonit të Zaporizhjas, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ai shtoi se një sulm ukrainas me raketa Himars e kishte shkatërruar një “qendër rekreacioni” ku njerëzit po hanin darkë./Rel

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































