Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, konfirmon se Komisioni nuk ka rekomanduar se a duhet të shtyhen zgjedhjet në Veri
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 09 December 2022
Gjatë mbledhjes urgjente që është zhvilluar sot në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, KQZ-ja ka ardhur në përfundim se ky komision nuk rekomandon nëse duhet të shtyhen zgjedhjet apo jo për një datë tjetër.
Kryetari Kreshnik Radoniqi ka thënë se KQZ-ja vetëm i organizon ato dhe nuk bën rekomandime.
Sipas tij, janë instancat e tjera që vlerësojnë nëse është e përshtatshme që të mbahen zgjedhjet më 18 dhjetor apo jo.Në këtë takim është diskutuar edhe siguria e zyrtarëve të KQZ-së në veri të vendit dhe së shpejti pritet që t’i dërgohet shkresë presidentes Vjosa Osmani, ku do t’i kumtohet ky qëndrim i komisionit.
Është paralajmëruar që zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës të mbahen më 18 dhjetor të këtij viti, mirëpo për shkak të tensionimit të situatës atje, tani po shqyrtohet që këto zgjedhje të mbahen në një kohë më të përshtatshme.Lista Serbe e cila është dorëhequr nga institucionet për shkak të iniciativës së Qeverisë së Kosovës që të shqiptohen gjoba për vozitësit me targa ilegale, ka bërë thirrje që të bojkotohen këto zgjedhje.
Mbrëmë persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi një veturë të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic është plagosur.Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që këto zgjedhje të shtyhen për një kohë më të përshtatshme.
Të tjera
-
Tre të vdẹkur brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona janë raportuar të vdekur brenda 24 orëve në raportin e policisë. ...
-
Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusi...
-
Paketa të dyshimta iu dërguan zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë Amerikën
FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Postës po hetojnë paketat e dyshimta të ma...
-
Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?
Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqës...
-
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye të Komisionit për Zgjerim
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot. Vazhdon procesi gjyqësor në ras...
-
BERZH sot nis linjën e re të kredisë për bankat vendase
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot nis linjën e re të kre...
-
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sa...
-
Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë mo...
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...