Vdekja e të riut në një burg në Serbi, KMDLNj: Artan Zymberi pritej të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 06 December 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), duke cituar mediat norvegjeze, ka njoftuar se në rrethana të pasqaruara një shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, ka vdekur në Burgun e “Sremska Mitrovicës” në Serbi.
Siç bëhet e ditur, i ndjeri Artan Zymberi ishte i dënuar me 3 vite burg në mbajtje të dënimit mbi 1 vit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji, ku do të mbante dënimin e mbetur.
Lexoni të plotë njoftimin e KMDLNJ-së:
Të drejtat e personave të privuar nga liria, si grup i cenueshëm garantohet me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare e që zbatimi i këtyre të drejtave mbikëqyret në mënyrë efektive nga organizatat e pavarura për të drejtat e njeriut apo mekanizmat e tjerë të pavarur siç janë Avokati i Popullit dhe Mekanizmat për Parandalimin e Trajtimit Degradues.
Vdekja e një të burgosuri pavarësisht rrethanave dhe shkaktarit, gjithmonë ngre dyshime sidomos në familje por edhe në opinion.
Më 30 nëntor 2022 është raportuar në mediat norvegjeze se në rrethana të pasqaruara në Burgun e Sremka Mitrovicës në Serbi ka vdekur Artan Zymberi , shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, i dënuar me 3 vite burg dhe në mbajtje të dënimit mbi 1 vit.
KMDLNj merr vesh se pas viti të ri, i ndjeri Artan Zymberi do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji ku do të mbante dënimin e mbetur. Familja dhe miqtë e të ndjerit ngrejnë dyshime se ai mund të jetë vrarë.
KMDLNj rekomandon familjen e të ndjerit që pas tërheqjes së kufomës së të ndjerit Artan Zymberi të kërkojë që të bëhet përsëri obduksioni dhe ekspertizë shtesë për të hequr dilemat apo vërtetuar dyshimet e vdekjes.
Shtetasit e Kosovës që janë në vuajtje të dënimit në Serbi por edhe shqiptarët që janë shtetas të shteteve tjera ndihen të pasigurt në Serbi andaj është domosdoshmëri që sa më parë të nënshkruhet (në kuadër të bisedimeve) Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për transferimin e të dënuarve në vendet e origjinës në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...