Bërnabiq: Mendoj se Vuçiq duhet të shkojë në samitin e Tiranës
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 05 December 2022
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se presidenti i këtij vendi Aleksandar Vuçiq nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet të martën në Tiranë.
Ajo thekson se është e rëndësishme të shkohet në këtë takim.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”, tha ajo në në TV Pink dhe shtoi se “shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandar Vuçiqi ka që në këtë mënyrë të luftojë dhe të fitojë disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”.
Një ditë më parë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Serbia do të ketë një përfaqësues në samit dhe se sipas tij “Vuçiq nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkojë sepse ndryshe do të ishte fatkeqësi për Serbinë dhe për të”.
Se nuk do të udhëtojë fare në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor Vuçiq e tha në shenjë “kundërshtimi” ndaj emërimit të Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim gjatë javës së shkuar nga kryeministri Albin Kurti, njofton Klankosova.
Rashiq u bë udhëheqës i këtij dikasteri qeveritar pas dorëheqjes së Goran Rakiqit rreth një muaj më parë.
Kreu i shtetit serb tha se edhe BE-ja pati “reagim të butë” ndaj vendimit për emërimin e Rashiqit.
Në mesin e këtyre zhvillimeve, Vuçiq sot është nikoqir i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajçak.
Mediat në Beograd raportojnë se pas këtij takimi me zyrtarin evropian, kreu i shtetit serb do të njoftojë se kush do ta përfaqësojë Serbinë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...




























