“Pse nuk flet për 20 mijë shqiptaret e përdhunuara?”, babai i Xhakës: Zana, kujdes me familjen time!
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 05 December 2022
Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu shkoi kundër rrymës duke “sulmuar” Granit Xhakën për sjelljen në ndeshjen Zvicër-Serbi (3-2). “Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërndarë atë foto. Pra, zero nivel”, u shpreh Zana në lidhje me momentin kur kapiteni zviceran reagoi ndaj pankinës serbe me gjestin e tij.
Fjalët e Avdiut nuk janë pritur aspak mirë nga Ragip Xhaka, babai i lojtarit shqiptar të kombëtares helvete. Ky i fundit deklaroi se djali i tij nuk ka bërë asnjë akt rrugaçërie dhe asnjë gjest politik apo shovinist. “Nuk jam njeri i televizioneve dhe i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve.
Desha asaj zonjës, Zanës, t’i tregoj se kush jam. T’i vijë turp që i del kundër Shqiptarisë, ajo nuk e di çfarë është sporti dhe çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është me gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç!. Po më vjen keq si një femër shkruan këtë fjali.
Më së pari të ma tregojë fjalën rrugaç. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzuar asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye dhe as me sha.
Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta na kanë dhunuar nënat dhe vajzat tona, ata kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare. Ajo është rrugaçja, kërkoj falje për këto shprehje, por ajo duhet të ketë kujdes kur flet për familjen Xhaka”, deklaroi babai i Granitit.
Në fund një mesazh për Avdiun: “Kujdes shumë kur flet për familjen Xhaka, do përgjigjesh në çdo mënyrë për ato që shkruan. Por, pastaj do jetë shumë vonë”.

T� tjera
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...
-
Tragjedi në Ferizaj, vdes një fëmijë dyvjeçar pasi dërgohet në Emergjencë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndë...
-
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së
Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-sëShare Button Gaze...
-
Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës
Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës.Sipas nj...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Tetë komisione parlamentare mbajnë sot mbledhje, në rend dite edhe buxheti 2027
Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje,...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Tenderi 19 milionësh për Stadiumin e Pejës: Projekti u riplanifikua për 6.5 milionë euro më pak në 2026, në projektbuxhetin 2027 nuk figuron fare – OSHP-ja anuloi vendimin e Ministrisë
Ndryshime milionëshe në planifikimet buxhetore, tenderë të përsëritur, anulim...
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensi...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...

































