Lajme

Spiegel: Diplomatët gjermanë akuzojnë Borrellin se nuk është transparent dhe neutral

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 02 December 2022

Sipas një raportimi të revistës prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, diplomatët gjermanë e kanë akuzuar për shkelje të “transparencës, neutralitetit dhe kredibilitetit”.

Borrell ka shkelur “transparencën, neutralitetin dhe besueshmërinë,” thuhet në shkrimin e medias gjermane me titull “Poker postesh në Bruksel, zemërim në Berlin”.

Më herët, ka pasur raportime të mediave se planifikohet zëvendësim i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë – Serbi.

-Advertisement-

Por, kur Gazeta Express ka pyetur zyrën për media të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, ata e kanë parë të paarsyeshme të deklarohen rreth raportimeve, sipas tyre, të pavërteta.

Zyrtarë kosovarë kanë akuzuar Borrellin për anshmëri, pas takimit të fundit të Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, më 21 nëntor të këtij viti.

Reagimet ndaj Borrellit shpërthyen, pasi Borrell bëri fajtore Kosovën për mosarritjen e një marrëveshjeje për targat në ditën e takimit, të cilin e ndërmjetësoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera