Lajme

Edhe sot vazhdon seanca e Apelit në çështjen Gucati e Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 02 December 2022

Edhe sot në Dhomat e Specializuara, vazhdon seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj.

Gjatë parashtrimeve të djeshme mbrojtja e Gucatit dhe e Haradinajt theksuan edhe një herë arsyet e tyre të apelit kundër aktgjykimit duke kërkuar që i njëjti të hidhet poshtë dhe të zëvendësohet me një vendim të pafajësisë.

Në rast të shpalljes fajtorë, të dy ekipet e Mbrojtjes kërkojnë uljen e dënimeve të tyre. Seanca e apelit do të vazhdojë sot në orën 09:30.

-Advertisement-

“Çështja ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, respektivisht kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara .

Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

“Gucati dhe Haradinaj i dorëzuan njoftimet për apel ndërsa ZPS-ja ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të apelojë aktgjykimin e shkallës së parë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera