Sport

Anulimi i golit të Griezmann, Franca ankesë FIFA-s/ Deschamps: Ndeshja nuk mbyllet e rifillon si t’i teket arbitrit!

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 01 December 2022

Anulimi i golit të Griezmann pas verifikimit në VAR, pas përfundimit të ndeshjes kundër Tunizisë (1-0), bëri që skuadra franceze të përgatiste një ankesë zyrtare për vëmendjen e FIFA-s.

Skuadra franceze ishte e sigurt se kishte barazuar, pas krosimit të Aurelien Tchouameni, me topin që u shty në rrjetë nga Antoine Griezmann.

Në konferencën për shtyp, trajneri i bluve Didier Deschamps kishte shprehur dyshime: “Arbitri ka bilbil për fillimin dhe fundin e ndeshjes. A ka të drejtë ti rikthehet rastit? Unë nuk jam i sigurt. Sipas protokollit të VAR, nëse loja rifillon pasi është ndërprerë, gjyqtari nuk mund të bëjë një analizë, përveç në rast të një shkeljeje skualifikuese si sjellje e dhunshme etj.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera