Sport

“Më ndodh për herë të parë në jetë”, Lewandowski: Kurrë më parë nuk kam festuar pas një humbje

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 01 December 2022

“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”, kështu e komentoi Robert Lewandowski humbjen ndaj Argjentinës, rezultat i cili nuk i cënoi Polonisë vazhdimësinë në Kupën e Botës, Katar 2022.

Më tej, sulmuesi theksoi se pritën me shumë emocione përfundimin e sfidës Arabi Saudite-Meksikë, ndërsa shtoi se me Francën do argëtohen në maksimum.

“Është fantastike që dolëm në raundin e 16-të. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar. Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, u shpreh Lewandowski.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera