Analistët me qëndrime të ndryshme për legjitimitetin e zgjedhjeve në veri
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 30 November 2022
Njohësit e legjislacionit në Kosovë, kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve në komunat serbe në veri të vendit.
Profesori Mazllum Baraliu, thotë se nuk ka asnjë pengesë për të kontestuar legjitimitetin dhe legalitetin e tyre, ndërsa Gëzim Shala, nga IKD, theksoi se rrezikohet që zgjedhjet të mos legjitimohen, pasi sipas tij, partia më e madhe e komunitetit serb, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Pas certifikimit të kandidatëve për kryetarë të katër komunave veriore, për zgjedhjet që do të mbahen më 18 dhjetor, njohësit e çështjeve ligjore flasin për legjitimitetin ose jo të tyre, për shkak të mos pjesëmarrjes së Listës Serbe në këto zgjedhje.
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, tha për Radio Kosovën se nëse çdo gjë shkon në përputhje me kërkesat ligjore për zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme, në rastin konkret nuk ka asnjë problem që ato të legjitimohen, pasi kushtet paraprake që kërkohen me ligj janë plotësuar.
“Tashmë ka kandidatë të mjaftueshëm nga subjektet politike që janë paraqitur. Mungesa e një subjekti politik pa marrë parasysh çfarë madhësie dhe rëndësie dikush dëshiron t’i japë ose jo, nuk ka asnjë pengesë për të kontestuar legjitimitetin dhe legalitetin, për arsye se kushtet e deritashme dhe kriteret ligjore janë plotësuar, kandidatët janë paraqitur, janë certifikuar”, tha ai.
Baraliu, theksoi se në bazë të legjislacionit elektoral që është në fuqi, nuk është i përcaktuar dhe i obliguar pragu i pjesëmarrjes së domosdoshme në përqindje të popullsisë në zgjedhje. Ai tha se e rëndësishme është që procesi të mos cenohet e të jetë demokratik.
Por, qëndrim tjetër ka Instituti i Kosovës për Drejtësi. Gëzim Shala, nga ky institut, tha për Radio Kosovën, se këto zgjedhje rrezikohet që të mos e gëzojnë legjitimitetin e nevojshëm, pasi sipas tij, partia më e madhe e komunitetit serb, Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
“Në rastin kur Gjykata Supreme kishte vendosur se përmes votave të Listës Serbe, nuk mund të zgjidhën deputetët e komuniteteve të tjera, kishte përcaktuar se lidhja në këtë rast me përfaqësuesit e një subjekti të caktuar duhet të jetë reale. Kjo i bie se në rastin konkret paria më e madhe e komunitetit serb është Lista Serbe. Për këtë arsye, pa marrë parasysh se të njëjtat proceduralisht mund të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikë së Kosovës dhe ligjet në fuqi, prapë se prapë këto zgjedhje nuk e gëzojnë legjitimitetin e nevojshëm, për shkak se partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb nuk merr pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dymbëdhjetë kandidatët për kryetarë të katër komunave veriore, që do të mbahen më 18 dhjetor. Në Leposaviq garojnë Albulena Behluli nga PDK, Lulzim Hetemi nga Vetëvendosje dhe Aleksandër Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës. Në Zveçan Ilir Peci nga PDK, Fetah Peci nga Vetëvendosje dhe kandidatja e pavarur, Sladjana Pantoviq. Për Zubin Potok janë certifikuar Izmir Zeqiri nga PDK dhe Flatron Hasani nga Vetëvendosje. E, në garë për kryetar të Mitrovicës së veriut janë: Taulant Kelmendi nga PDK, Erden Atiq nga Vetëvendosje, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica dhe Aleksandar Arsenijoviq nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe. KQZ-ja ka përcaktuar se fushata zgjedhore do të zgjasë nga data 8 deri më 16 dhjetor.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...