Lajme

Kurti përkrah Gërvallën që qortoi Daçiqin në Londër

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 29 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbështetje ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, teksa ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Mes tjerash, shefi i qeverisë e ka bashkangjitur fjalimin e kryediplomates kosovare në prezencën e saj në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

Gërvalla kundërshtoi pjesëmarrjen e homologut të saj nga Serbia, Ivica Daçiq, ndërkohë Kurti theksoi se qëndron prapa asaj që ka thënë ajo.

-Advertisement-

“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera