Lajme

Mehaj viziton familjen e dëshmorit në Tropojë: Kufirin na e vendosën padrejtësisht mes nesh, po të na ndajnë nuk arritën asnjëherë

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 26 November 2022

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Bylbyl Breçani, në Markaj të Tropojës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në kohën kur Kosova ishte në luftë v vëllezërit e motrat nga Shqipëria u bashkuan në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në Markaj të Tropojës, vizituam familjen e dëshmorit Bylbyl Breçani. Kufirin na e vendosën padrejtësisht mes nesh, po të na ndajnë nuk arritën asnjëherë. Prandaj kur Kosova gjindej në tymë e flakë, menjëherë vëllezërit e motrat tona u nisën dhe u bashkuan në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Të guximshëm e të vendosur, gjithmonë ishin ndër luftëtaret më të dalluar. Lufta për lirinë e Kosovës është dëshmi se bashkë, vetëm bashkë mund t’ia dalim”, ka shkruar ministri Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera