Hamiti pas intervistës së Kurtit në FAZ: Shqetësuese paaftësia e tij për t’i kuptuar mesazhet e aleatëve
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 26 November 2022
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të bëra në intervistën për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Hamiti e ka cilësuar si shqetësuese “paaftësia e Kurtit” për t’i kuptuar mesazhet dhe kërkesat e aleatëve të cilat ndërlidhen me dialogun dhe raportet me Serbinë.
Ai tutje ka thënë se intervista e Kurtit në FAZ tregon se sa vonë i ka kuptuar shqetësimet dhe seriozitetin e situatës, meqë ka treguar se ka bërë kompromis për targat pasi është paralajmëruar nga ambasadori amerikan se situata mund të përkeqsohet në mënyrë të pakthyeshme.
Reagimi i plotë i Hamitit:
Është shqetësuese paaftësia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me i kuptue me kohë mesazhet tona dhe të aleatëve tanë për politikë të urtë, në bashkërendim me aleatët dhe miqtë tanë, në kohën kur ka përpjekje intensive ndërkombëtare për përmbyllje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, e cila në thelb duhet ta ketë njohjen reciproke.
Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), që s’është botuar ende, Kryeministri Kurti paska thënë se është pajtuar të bëjë kompromis për “krizën e targave” gjatë kësaj jave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “do të mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.
Gazetari Michael Martens, korrespodent i FAZ-it, njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe në Ballkan, teksa shpalos në tëitter thekse të kësaj interviste, citon Kurtin të ketë thënë se ambasadori amerikan [Jeff Hovenier] “kishte më shumë informata se unë” (se kryeministri i vendit tonë domethanë!) mbi situatën në veri, duke përmendur “shqetësime për sigurinë”, pa hyrë në hollësi të mëtejme.
“Kriza e targave” do të mund të evitohej po ta kuptonte me kohë Albin Kurti peshën e situatës, të koordinohej me aleatët, me SHBA-të dhe evropianët, që kërkonin shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat për t’u përqendruar në dialogun për normalizim të marrëdhënieve, siç e thoshin shprehimisht. Domethënë me fokus në zgjidhjen e çështjes së madhe, që i zgjidh të voglat për vetë natyrën e gjërave.
Prej intervistës së Kurtit te FAZ-i po del se ai e ka kuptuar vonë seriozitetin e situatës dhe mundësinë e “përkeqësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme”, sepse s’paska pasur informata sa ambasadori amerikan në Kosovë.
Shpresojmë shumë të ketë mësuar diçka prej kësaj situate Kurti dhe të mos e sjellë më punën të zmbrapset mbasi të ketë bërë dëme për vendin, duke lëkundur besueshmërinë e marrëdhënieve tona me aleatët me gjeste kokëfortësie të paarsyeshme.
Alfa dhe omega e politikës së Kosovës duhet të jetë bashkërendimi i ngushtë me aleatët – për punë të sigurisë po se, sepse KFOR-i (NATO-ja) ka rol kyç – për ta çuar përpara procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Përmbyllja e dialogut me Serbinë, njohja nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e shtron rrugën për integrime euro-atlantike.
Aleancat e Kosovës nuk janë çështje kontigjencash politike të momentit. Janë jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës që synon të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar.
Të tjera
-
Policia arreston dy persona pastaj kapë 100 kg drogë në Raushiq, bastisje për substanca narkotike edhe në Barilevë (Pamje)
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë d...
-
Kurti publikon video nga tubimi me mërgimtarë në një hotel të Vjenës që ia “organizoi Ambasada” atje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga tubimi që ka zhvi...
-
Vdes veterani i UÇK-së, Vehbi Koraçi
Sot ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, nga Kaçaniku Vehbi Koraçi. Me rast...
-
Agim Aliu për Ligjin ligjin për tatimin në pronë: Ky është litari më shtrëngues për bizneset e Republikës së Kosovës
Kryetari i Ferizajit theksoi se çështja për Ligjin për tatimin në pronë është...
-
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut nesër në Prishtinë, Osmani njofton për takim me të
Nesër në Kosovë do të vijë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Luksemburgut, Xav...
-
Greqia “shkundet” nga një tërmet i fortë
Tërmet me magnitudë 5.3 në Selanik. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendr...
-
Drejtori i VV’së në RTK e pranon pas disa muajsh që e ka përmendur AKI’në para bordit në lidhje me shkrimin e “Slobodna Bosna”
Ish-anëtari dhe ish-donatori i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, që dre...
-
Rama shqiptarëve në Selanik: Së bashku do bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me shqiptarët në Selanik u pyet ...
-
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut nesër viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla
Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel nesër do të vizit...
-
Tahiri: Qeverisja e Kurtit është model i qeverisjes së dështuar
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Ramadani kërkon dorëheqjen e Rilind Gërvallës: Po e ridëmton sigurinë kombëtare
Ish-Kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani, i ka reaguar drejtorit partiak t...
-
Ish ministri Mehaj: Dëshmorët e UÇK-së janë fryma dhe forca jonë e pashuar
Ish-ministri i Mrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se dëshmorët e Ushtrisë Çliri...