Dështon intervistimi i përfaqësuesve të KEDS-it në komisionin hetimor për energjinë
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 23 November 2022
Në Komisionin hetimor për energji ka dështuar intervistimi i dëshmitarëve nga KEDS dhe KESCO.
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, Hajdar Beqa theksoi se dëshmitarët e KEDS dhe KESCO kanë dhënë një arsyetim tek administrata se sot nuk do të mund të jenë të pranishëm në Komision.
Deputeti Beqa theksoi se pa dëshminë e tyre nuk mund të ketë një raport të plotë hetimor, dhe shtoi se do shikojnë mundësitë që intervistimi i tyre të ndodhë para përfundimit të mandatit të komisionit.
“(Ata) Kanë dhënë një arsyetim përmes administratës që nuk mund të jenë sot prezent dhe sot nuk do të mbahet intervistimi i përfaqësuesve të KEDS dhe KESCO. Prandaj, ne do t’i shikojmë rrugët ligjore përmes komisionit t’i sigurojmë para se të mbyllet mandati i komisionit që ta kemi edhe dëshminë e tyre sepse pa dëshminë e tyre nuk mund të kemi një rpaort të plotë”, tha ai.
Me kërkesë të kryetarit Beqa, mbledhja ka vazhduar pa kuorum dhe pa media për çështje të tjera, siç tha ai, teknike.
Për intervistim sot ishin paraparë dëshmitarët nga KEDS dhe KESCO: Vedi Yesilkilic, Kryeshef, Ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, shef Ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, kryeshef Ekzekutiv i KEDS 2019-2021, Alpin Dogan, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KEDS, Serhat Mesut Dinc, aktualisht kryeshef Ekzekutiv i KESCO./Kp
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...