Lajme

Haradinaj: Pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 23 November 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

“Të dashur qytetarë, Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka shtuar se pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit “situata është keq dhe drejt eskalimit”.

-Advertisement-

Kujtojmë që dje në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje mes Kurtit e Vuçiqit për targat.

Pas dështimit të takimit, Amerika ka kërkuar nga Kurti që të ketë shtyrje të fazës së dytë te vendimit për targat, kërkesë të cilën kryeministri e pranoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera