E martuar me avokatin 23 vite më të madh, Adelina ka diçka për të thënë
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 22 November 2022
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është komentuar pafund për martesën me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, pasi kanë plot 23 vite diferencë.
Së fundmi, ajo tregoi gjithçka në “Dance Albania”, që nga njohja, ndihma që ai i dha dhe deri te momenti që kuptoi se kishte rënë në dashuri. Adelina theksoi se Markov ishte i vetmi person që e kishte besuar kur e gjithë bota ishte kundër saj.
“U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla.
Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”.
Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.
Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.
Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban”, rrëfeu këngëtarja.
Kujtojmë që çifti aktualisht jetojnë shumë të lumtur dhe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon./abcnews.al
Të tjera
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...