Lajme

IHMK: Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 20 November 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi të bërë gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar se të reshurat e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijm,

Tutje, në njoftim thuhet se më të theksuara do të jenë reshjet nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin.

“Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga sot datë 18/11/2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territorial”.

-Advertisement-

“Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera