Rriten me të madhe çmimet e banesave dhe qirave, pritet të shtrenjtohen edhe më shumë
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 20 November 2022
Çmimet për shtijes së banesave në Kosovë por edhe çmimet e qirave janë rritur rreth 25 përqind, rritje kjo e cila pritet të vazhdojë.
Në Shoqatën e Ndërtimtareve të Kosovës dhe agjensionet e patundshmërisë, thonë se rritja e çmimeve të shitjes dhe qirave të banesave ka ndodhur për shkak të inflacionit dhe rritjes së materialeve ndërtimore. Ata madje theksojnë se kjo rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020.
Burim Halili, zyrtar i njërës nga Agjensioniet e Patundshmërisë në kryeqytet, tha se ka rritje të çmimit të qirave dhe shitjes së banesave për 25 për qind.
Halili tha se pritet të ketë sërish rritje të çmimeve, pasi materialet ndërtimore kanë ngritje të çmimeve.
“Sa i përket çmimit të qeras dhe të shitjes kemi ngritje. Realisht kohëve të fundit kemi ngritje të çmimeve pothuajse kudo, në të gjitha produktet, por në veçanti kemi tek shitja. Ajo që ka ndikuar shumë te ngritja e çmimeve në shitje, është sepse është rritur materiale ndërtuese sikur është armatura, betoni edhe gjitha tjerat… Afërsisht tek shitja është ngritur në çmim diku 20-25%, edhe të qiraja njëjtë, por kjo që ka ndikuar te shitja është rritja e materialeve”, tha Halili.
Sipas tij, në vazhdimësi pritet të ketë rritje sërish të çmimeve.
“Po pritet të këtë rritje për shkak se materialet ndërtimore kanë ngritje, në veçanti ka armature për 50%, kështu që unë mendojë që jemi në atë procesin e ngritjes edhe mendoj që i duhet përafërsisht 5-6 muaj që të rrisin çmimin stabil në bazë të materialëve që i kenë, kemi objekte që janë ndërtuar më herët, ata kanë ende mundësi që të ofrojnë çmimeve të tregut që kanë pasur më herët. E në momentin kur shiten edhe ato banesa, atëherë ne kemi të bëjmë ndërtime që janë duke ndërtuar me materiale që janë të ngritën dhe ata mendojë që nuk do të kenë mundësi që të kenë tolerime në çmim”, shtoi Halili.
Nga Shoqata e Ndërtimtareve të Kosovës thonë se rritja e materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020. Rritjen e çmimit të qirave e ka arsyetuar edhe Faton Hoxha nga kjo shoqatë.
“Rritja e çmimit të banesave është si rezultat i rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore. Tre materialet bazë, hekuri, çimenti dhe druri, rritja është pothuajse 100 për qind. Nëse krahasojmë me vitin 2020 ku nuk ka pas lëvizje të madhe të çmimeve. Ndërsa rritja e çmimeve të qirasë ndoshta mund ta arsyetojnë me inflacionin që po ndodhë”, tha Hoxha.
Hoxha ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e buxhetit. Sipas tij, qeveria duhet të investojë në projektet që i ka planifikuar për këtë vit.
“Qeveria kish me qenë më se miri projektet e veta, ato që i ka planifikuar për vitin 2022 që janë projekte kapitale që janë në masë rreth 700 milionë euro e që i ka harxhuar vetëm 20 për qind të tyre, ndihmese e madhe kishte me qene kjo, ta investojë paranë, mjetet në qarkullim dhe jo t’i mbajë aty. Qeveria po krekoset se për vitin e ardhshëm është buxheti më i madh ndonjëherë, mirëpo duke shikuar numrat buxhetor këtë vit si është harxhuar buxheti këtë vit, mundet të ndërrojë çfarëdo shifre e buxhetit, por nëse vazhdon me këtë menaxhim të mjeteve, kot janë numrat”, tha Hoxha.
Mjaftë të shqetësuar për rritjen e qirasë janë shprehur edhe qytetarët. Euron Hyseni, i cili është edhe qiradhënës, tha se kjo rritje e qirasë po i dëmton jashtëzakonisht shumë.
“Qiraja është më shtrenjtë se vitin e kaluar për rreth 15 për qind… Kjo na dëmton shumë duke krahasuar me rrogat e vogla që janë në vend”, tha Hyseni.
Edhe Xhavit Berisha është shprehur i shqetësuar më rritjen e çmimeve. Ai tha për KosovaPress, se vendi është në krizë ekonomike dhe këto rritje të çmimeve nuk mund t’i përballojnë qytetarët.
“Është shumë keq për arsyeje se është krizë ekonomike, njerëzit nuk kanë para, pensionet dhe rrogat e vogla, kështu me rrit qiranë, nuk e di si mbesin gjallë ata njerëz. Ushqimi, barnat, shembull siç janë të pensionuarit, nuk iu mbetet asgjë tjetër veç me vdek”, tha Berisha.
Bashkim Sylaj, banor në kryeqytet, tha se rritja e çmimeve është barrë e rëndë për qytetarët.
“Barrë e madhe është për ata që duhet paguar qiranë. Është çmim i lartë, sidomos për ata që nuk i kanë kushtet”, tha Sylaj./KP
Të tjera
-
Aksident mes motoçikletës e veturës në Janjevë, motoristi në gjendje të rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture e një motoçiklete në Janjevë t...
-
Rrëshqitjet e dheut pas shiut bllokojnë përkohësisht disa rrugë në Shqipëri
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së sht...
-
KFOR: Shmangia e veprimeve që sjellin tensione, çelësi i sigurisë së qëndrueshme
KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Në një ...
-
Petkoviq i reagon Rashiqit, e quan megafon të Kurtit
Kryenegoaciatori serb, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit Nenad Rashiq pa...
-
Ish-mjeku i UÇK-së, promovon librin “Mjekësia e Bjeshkatarisë”
Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dr. Ibish Ahmeti, ka promovuar l...
-
Janjiq thotë se kufijtë i bllokoi një strukturë që është pjesë e shtetit serb
“Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan n...
-
Dimal Basha i reagon Haradinajt: Vuçiqi po e kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radoiçiqin shef në veri
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar lideri të AAK-së, Ramush Haradina...
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...