Zgjedhjet në Veri| Vetëm një parti ka dorëzuar kërkesë në KQZ për certifikim, nesër përfundon afati
Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 20 November 2022
Kryetarët e katër komunave veriore dhanë dorëheqje dy javë më parë. Për shkak të kësaj, tashmë presidentja Osmani ka përmendur një datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa KQZ ka nisur përgatitjet.
Më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.
Për t’u certifikuar partitë politike afati është hapur më 18 nëntor dhe i njëjti do të mbyllet nesër në orën 16:00.
Deri më tash kërkesën për t’u certifikuar në KQZ e ka paraqitur vetëm një subjekt politike.
Kështu tha sot zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha Elezi për Express.
Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, derisa u është bërë thirrje edhe qytetarëve serbë të mos dalin për të votuar.
Mirëpo, ligjshmëria e zgjedhjeve varet edhe nga pjesëmarrja e komunitetit serb në zgjedhje, ndonëse me ligj nuk është e paraparë.
Valmir Elezi nga KQZ javën e kaluar tha se nuk kufizohet se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje në një komunë në mënyrë që rezultati të mund të certifikohet nga KQZ-ja.
“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje në një komunë në mënyrë që rezultati të mund të certifikohet nga KQZ-ja”, tha ai të mërkurën.
Nëse qytetarët serbë vendosin të mos e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, ekziston rreziku që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mos pranohen nga partnerët ndërkombëtarë.
Kështu tha për Express, juristi Ehat Miftaraj, i cili përmendi aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për kalimin e mandatit nga Ardijana Hodzic te Duda Balje. Duke u mbështetur në këtë rast, juristi thotë se nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, atëherë kontestohet legjitimiteti i zgjedhjeve në veri.
“Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet nacionale, ku ka vendos në bazë të ankesave të partive të komuniteteve jo shumicë, që iu ka marr mandati Adriana Hoxhiq dhe i është dhënë mandati partive boshnjake, lë për të nënkuptuar që në mënyrë që zgjedhjet në veri të kenë legjitimitet dhe të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve të pjesës veriore në Kosovë, atëherë mungesa ose mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në votime në një far mënyre e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve në veri. Në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës në mënyrë që institucionet të kenë legjitimitet dhe të përfaqësojnë interesat e të njëjtëve”, tha Miftaraj.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...