Sport

“Jam në qiellin e shtatë”, Liverpooli rinovon me tifozin më të zjarrtë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 November 2022

Liverpooli rinovoi kontratën me Curtis Jones. 21-vjeçari është një nga lojtarët e dalë nga akademia e “The Reds”. Mesfushori, i cili është pjesë e Anglisë U21, ka zgjatur bashkëpunimin me klubin e zemrës deri në vitin 2027.

Së pari dua të falënderoj stafin e trajnerëve që gjithmonë kanë besuar tek unë. Jam në qiellin e shtatë, Liverpooli është skuadra ime e zemrës, gjithë jetën kam bërë tifozllëk për këtë skuadër.

Mezi pres të shoh se çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua”, deklaroi Jones, i cili këtë sezon numëron shtatë ndeshje në të gjithë kompeticionet me ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp.

-Advertisement-

Firmosja e kontratës së re ishte një formalitet për lojtarin që luan edhe si mesfushor i majtë. Tani shpreson të përfitojë sa më shumë minuta dhe të kthehet në një nga futbollistët më të dashur për popullin e kuq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera