“Cristiano nuk kënaqet kurrë”/ Pogba mëson edhe nga të rinjtë, ja kë studion francezi
Autori: Gazeta inFokus
07:24 | 18 November 2022
Francezi që këtë sezon u rikthye te Juventus, vuan një dëmtim në gju dhe vijon fazën e rikuperimit për pjesën e dytë të sezonit me skuadrën italiane.
Prej disa sezonesh, mesfushori nuk është shfaqur në versionin e tij më të mirë, megjithatë Pogba së fundmi shprehet se është gjithnjë në kërkim të përmirësimit, madje mëson edhe nga më të rinjtë.
“Më pëlqen shumë të shoh si luajnë futboll më të rinjtë. Ata kanë kualitete që unë nuk i kam dhe kështu mësoj prej tyre. E shoh që dikush është më i mirë se unë dhe në këtë formë kërkoj të përmirësohem. Nga mesfushorët e rinj më pëlqen Jude Bellingham, ai po bën një punë të shkëlqyer dhe mendoj se do të bëhet nga më të mirët. Megjithatë, De Bruyne mbetet majë, është aty prej një kohë të gjatë. Gjithashtu, admiroj edhe Toni Kroos, Marco Verrati apo Thiago Alcantara”.
Ndërkohë, Pogba flet edhe për Cristiano Ronaldon për të cilin thekson se nuk kënaqet kurrë.
“Cristiano është në krye për shumë kohë, por ai nuk ndalet asnjëherë. Ky është Ronaldo, është personaliteti i tij, ai është një fitues. Nuk është kurrë i kënaqur me atë çfarë arrin dhe pretendon gjithnjë e më shumë nga vetja. Motivimi i tij është çmenduri, unë e shihja çdo ditë në stërvitje te United. Çdo ditë për të ishte një rekord, një sfidë e re. Ronaldo nuk garon me të tjerët, por me veten”, u shpreh Pogba.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































