Lajme

Martin Berishaj deklarohet për dy bizneset në Kosovë që nuk i deklaroi në Anti-Korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 17 November 2022

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj më në fund është paraqitur për t’u intervistuar para Komisionit Hetimor për Energji.

Berishaj në këtë Komision ka folur për herë të parë për skandalin financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai i ka quajtur shpifje raportimet për të, derisa ka thënë se ka paditur portalin slloven që kishte shkruar i pari për këtë rast. Berishaj, ka folur edhe për dy bizneset në Kosovë, për të cilat Agjencia Kundër Korrupsion kishte ngritur kallëzim penal ndaj tij për mosdeklarim të pasurisë.

-Advertisement-

Njëri është Myloja L.L.C dhe Zasion Kosova. Berishaj ka thënë se arsyeja pse këto dy firma nuk figurojnë në deklarim të pasurisë është sepse, në të parën i ka shitur aksionet e tij më 2019 dhe e dyta nuk funksionon më dhe nuk ka asnjë qarkullim.

“Unë në atë firmë që ka funksionuar shumë pak e kam shitë më 12. 07.2019. në ARBK ka dalë edhe një firmë tjetër më 2007. Ajo nuk ka funksionuar kurrë dhe firmat që nuk funksionojnë, nuk ka qarkullim. Pasi është ba shitblerja e aksioneve, aksionet i kam shitë aq sa kam investuar. Kur blehet një ndërmarrje është problemi i atij që e blen për ta kthyer mbi veti.

Kjo është arsyeja pse në deklarimin e pasurisë nuk figurojnë këto dyja ndërmarrje”, u shpreh Berishaj.

I pyetur se a ka pasur me kompaninë GEN në Serbi ndonjë formë të marrëdhënieve, kontraktuale ose forma të tjera, Berishaj ka thënë se ka qenë këshilltar në këtë këtë komani energjetike ka dhënë këshilla politike aty.

Por shtoi se nga viti 2020, kur u bë ambasador, s’ka marrëdhënie kontraktuale me ta.

“Unë me GEN e njoh, është një firmë që është në shumë vende të botës. Është plotësisht me pronë në Slloveni. Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë i kam dhënë këshilla politike se çka duhet me ba një firmë. GEN është e regjistruar në ZRRE me 2009 dhe bën shitblerje. Shitblerja e rrymës nuk është shitblerej specash, por elektronike. Është transparente. Nga viti 2019 dhe 2020 me ta nuk kam forma kontakti. Pasi kam filluar si ambasador, shkruan Reporteri.

GEN është filial, janë diku 18 filiala. Për Ballkan ka qenë i përcaktuar GEN në Beograd. Është si me ble Coca-Colën në Kosovë, apo Teksas. Çdo marrëveshje kontraktuale që është ba me një firmë, është ba në mënyrë transparente. Kam dëgjuar një fjalë sekser, GEN është një prej kom për prestigjioze në Evropë për tregtim të energjisë, kjo nuk do të thotë se konsultimet që janë ba kanë pasë rezultate maksimale. Vetëm unë kam qenë punëtor. Nuk kam punuar për shitje të energjisë. Unë e kam dhënë qasjen politike në bazë të strategjive që një shtet i jep në këtë situatë”, u shpreh ambasadori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera