Lajme

ATK: Një milion e 157 mijë euro borxhe të mbledhura nga java e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 15 November 2022

Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar se javën e kaluar është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore.

Sipas ATK-së, si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarrë në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

“Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”.

-Advertisement-

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera