Deklarata skandaloze e Daçiq: Kërkon që Kosova të ndahet, një pjesë ti jepet Serbisë e një tjetër Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 15 November 2022
Tashmë që opsioni i ndarjes ose i shkëmbimit të territoreve është hedhur poshtë, Kryediplomati serb Ivica Daçiq po përpiqet ta kthejë në diskurs, duke kërkuar praktikisht zhdukjen e Kosovës, ose që ajo të ndahet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia në përgjithësi duhet të vazhdojë me metodat aktuale jo të dhunshme në Kosovë, sepse ato janë “më vdekjeprurëset”, dhe se komuniteti ndërkombëtar është më i lënduar nga fakti se serbët nuk janë në institucionet e Kosovës. Daçiq, në një paraqitje në një televizion në Serbi tha se tani shtrohet pyetja nëse autoritetet e Prishtinës do t’i gjejnë disa nga serbët e “vet” për t’i futur në institucione, siç bëri Serbia me shqiptarët në vitet 1990, por ata njerëz nuk e patën kanë dhe nuk do të kenë mbështetjen e popullit të tyre.
Komentet e Daçiq vijnë në kohën kur Perëndimi është duke provuar ta arrijë një zgjidhje mes palëve nëpërmjet një propozimi që u është u prezantuar e që ka për qëllim krijimi e një raporti të ri ku Serbia do ta pranonte ekzisetencën e Kosovës formalisht edhe pse pa njohje.
Duke folur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, Daçiq theksoi se e vetmja gjë që “mendon se është reale është të pranohet situata aktuale në terren, të dihet se çfarë është serbe e çfarë shqiptare”.
Sipas tij, fajtorët kryesorë për moszgjidhjen e problemit janë ata që nuk pranojnë dhe nuk e kuptojnë se ky është vendimi më i shpejtë dhe më i drejtë.
Daçiq theksoi se Serbia e respekton Marrëveshjen e Uashingtonit ashtu siç respektohet edhe nga Kosova, e cila, sipas tij, e ka shkelur atë duke kërkuar pranimin në Këshillin e Evropës.
“Ne do t’ua kthejmë atyre jo me të njëjtën masë, por dhjetëfish më shumë”, tha Daçiq dhe shtoi se Serbia po punon për tërheqjen e njohjeve, si dhe për t’i bërë disa vende të ndryshojnë qëndrimet e tyre.
Të tjera
-
Agim Aliu për Ligjin ligjin për tatimin në pronë: Ky është litari më shtrëngues për bizneset e Republikës së Kosovës
Kryetari i Ferizajit theksoi se çështja për Ligjin për tatimin në pronë është...
-
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut nesër në Prishtinë, Osmani njofton për takim me të
Nesër në Kosovë do të vijë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Luksemburgut, Xav...
-
Greqia “shkundet” nga një tërmet i fortë
Tërmet me magnitudë 5.3 në Selanik. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendr...
-
Drejtori i VV’së në RTK e pranon pas disa muajsh që e ka përmendur AKI’në para bordit në lidhje me shkrimin e “Slobodna Bosna”
Ish-anëtari dhe ish-donatori i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, që dre...
-
Rama shqiptarëve në Selanik: Së bashku do bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me shqiptarët në Selanik u pyet ...
-
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut nesër viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla
Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel nesër do të vizit...
-
Tahiri: Qeverisja e Kurtit është model i qeverisjes së dështuar
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Ramadani kërkon dorëheqjen e Rilind Gërvallës: Po e ridëmton sigurinë kombëtare
Ish-Kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani, i ka reaguar drejtorit partiak t...
-
Ish ministri Mehaj: Dëshmorët e UÇK-së janë fryma dhe forca jonë e pashuar
Ish-ministri i Mrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se dëshmorët e Ushtrisë Çliri...
-
Harris apo Trump, si do të ndikojë zgjedhja e amerikanëve në Kosovë
Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit – deri në Kos...
-
Hoxhaj për Raportin e Progresit: Asociacioni është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga Raporti i Prog...
-
Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit - deri në Kos...