Sport

Arteta flet për gjendjen shëndetësore të Xhakës, tregon se a mund të marrë pjesë në Botëror

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 12 November 2022

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas fitores 2:0 ndaj Wolves, ka folur për gjendjen shëndetësore të futbollistit kosovar, Granit Xhaka, shkruan Gazeta Infokus.

Trajneri i “Gunners”, ka konfirmuar se mesfushori kishte problem me stomakun dhe për këtë u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 15 minutave lojë.

Derisa tha se një gjë e tillë nuk nënkupton që ylli Kosovar ta humbas Botërorin.

-Advertisement-

“Ai është mirë. Gjatë ndeshjes nuk u ndje mirë pas problemeve me stomakun, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë. Jam i lumtur që në këso situate e menaxhuam mirë dhe morën një fitore në këtë ndeshje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kujtojmë se Xhaka në ndeshjen e sotme ndaj Wolves u detyra ta lë fushën e lojës në minutën e 16’ pasi që nuk u ndje mirë./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy