Meloni e quan qeverinë franceze “agresive” dhe “të pakuptueshme”
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 11 November 2022
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka quajtur qeverinë franceze “agresive” dhe “të pakuptueshme” pasi kritikoi Italinë për refuzimin e lejimit të një anijeje me emigrantë.
Italia kohët e fundit i pranoi tri varka të OJQ-ve që shpëtuan emigrantët që kalonin nga Libia, pasi i bllokoi për disa kohë.
Gjithashtu u raportua se Franca kishte rënë dakord të mirëpriste një tjetër anije: Ocean Viking, shkruan BBC.
Ky njoftim tërhoqi brohoritjet nga zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, i cili u gëzua që “ajri ka ndryshuar”.
Gjithashtu lideri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban falënderoi Melonin për “mbrojtjen e kufijve të Evropës”.
Por raportet sugjerojnë se autoritetet franceze në fakt nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje.
Në Paris, njoftimi publik i Italisë po shihet si një mënyrë për ta detyruar atë të pranojë varkën.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se Franca do të lejonte në mënyrë të jashtëzakonshme të ankorohej Ocean Viking – me anija që mbërrinte në Toulon të premten në mëngjes.
Por ai i përshkroi veprimet e Italisë si të dënueshme dhe egoiste, duke paralajmëruar për “pasoja shumë të rënda”.
Në një konferencë për shtyp të premten, Meloni tha se ishte e goditur nga “reagimi agresiv” i Francës, të cilin ajo e përshkroi gjithashtu si të pajustifikuar.
Komentet vijnë në mes të një lufte gjithnjë e më shpërthyese fjalësh midis dy anëtarëve të Bashkimit Evropian për migracionin, të cilin qeveria e re e djathtë e Italisë është zotuar se do ta shtypë.
Të tjera
-
E konfirmon policia: Një person u plagos sot në Mitrovicë
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë. ...
-
Acarimi i raporteve të Kosovës me SHBA-në, Rama: Një vend i vogël s’mund të fle i qetë nëse s’ka miq të mëdhenj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Podcastin javor tw tij ka thënë se e ...
-
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë e Kosovës, ngjiten në “Kobilicë
Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, dhe ai britanik Jonathan Hargreaves ...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë në Mitrovicë dhe një person të plagosur
Mediat lokale “Ditori” dhe “Jepi Zë” janë duke raportuar se dyshohe...
-
Qentë endacakë sulmojnë drejtorin e Neurologjisë, SHSKUK: Të gjithë jemi në rrezik
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ka qenë cak i një sulmi n...
-
Haradinaj i reagon Kurtit: 211.789 persona e braktisën Kosovën në 4 vjetët e fundit – ky s’është migrim, por dyndje
Haradinaj i reagon Kurtit: 211.789 persona e braktisën Kosovën në 4 vjetët e ...
-
Statistikat e Kurtit: Për 3 vjet e gjysmë 75 mijë veta më shumë të punësuar, ekonomia u rrit për 33%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-...
-
Haxhiu në mbledhjen e partisë sulmon Prokurorinë Speciale, flet për favore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nga mbledhja e Këshillit të Përg...
-
Çfarë po ndodh në detin Adriatik?! REL: Anija pa flamur po transporton ẹksploziv drejt Izraelit
Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare ...
-
“Ta heqim çdo dilemë që e kemi me njëri-tjetrin, na duhet paqe para betejës”, Konjufca thirrje bashkëpartiakëve
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është edhe nënkryetari i Lëvizjes...
-
Ish-Presidenti Moisiu: Banjska u organizua nga Beogradi, serbët në veri po pengohen nga Serbia
Ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, tha se situatat e krijuara midis Koso...
-
Cikloni “Kasandra” në dobësim, kështu pritet të jetë moti në javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni “Kasandra” ësht...