Lajme

Statistikat e Kurtit: Për 3 vjet e gjysmë 75 mijë veta më shumë të punësuar, ekonomia u rrit për 33%

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 05 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe për situatën ekonomike në vend e nivelin e papunësisë.

Sipas Kurtit, Kosova sot ka më 75 mijë më shumë të punësuar sesa kur LVV e kishte marrë pushtetin dhe sipas tij, kjo s’do të ishte e mundur nëse s’do të kishte pasur rritje ekonomike.

“Kjo vjeshtë e gjen Kosovën me 425 mijë të punësuar, ndërsa kur filluam qeverisjen Kosova kishte 350 mijë të punësuar. Këta 75 mijë më shumë të punësuar, nuk do të arriheshin pa u rritur ekonomia”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ai tutje ka shtuar e GDP është rritur për 33 %, buxheti për 35 % dhe të hyrat tatimore janë 40 % më shumë se në vitin 2021. Gjithashtu ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij është rritur paga minimale dy herë.

“Bruto produkti vendor është rritur për 33%, ndërsa buxheti për 35 %. Të hyrat tatimore sivjet janë pothuajse 40 % më shumë se sa në vitin 2021, pra po krahasohemi me veten tonë. Eksportet janë dyfishuar, e investimet e huaja më shumë se dyfishuar”, ka thënë kryeministri Kurti, pa përmendur fare nivelin e importeve.

Sipas të dhënave zyrtare në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin qershor 2024 kishte vlerën 73,4 milionë Euro, ndërsa importi 498,7 milionë Euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera