Një tjetër yll për Parisin, në janar kryeqytetasit “joshin” Felix
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 11 November 2022
Joao Felix është gjithnjë e më i palumtur në radhat e Atletico Madrid dhe nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.
Portugezi i transferuar në Spanjë verën e vitit 2019 për shifrën rekord të 127 milionë eurove nga Benfica, nuk ia doli për asnjë moment të shndërrohej në një element të vlefshëm për mekanizmat e trajnerit Simeone.
Në këtë formë, durimi i tij ka mbërritur në fund dhe 23-vjeçari i ka kërkuar agjentit të tij, Jorge Mendes të shohë për një zgjidhje në merkaton e janarit. Sipas “Le Parisien”, Mendes është vënë menjëherë në lëvizje, madje duke mbajtur një takim me drejtues të PSG. Klubi kryeqytetas është i gatshëm të investojë tek Felix në janar vetëm nëpërmjet formulës së huazimit për ta transferuar më pas përfundimisht në verën e vitit 2023.
Aktualisht, Felix është nën kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, megjithatë në klubin madrilen duke njohur edhe dëshirën e portugezit për t’u larguar, nuk do të bëjnë shumë rezistencë. Sigurisht, transferimi i Felix do t’i bënte edhe më të frikshëm parizienët e trajnerit Christophe Galtier, edhe pse nga ana tjetër, Manchester United ende nuk është dorëzuar për fantazistin e Atleticos.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























