Rusia njofton për tërheqjen e ushtrisë nga Hersoni
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 10 November 2022
Rusia ka njoftuar se ka filluar tërheqjen e trupave ruse nga Hersoni, qytet strategjik ukrainas, mes shenjave të shumta se ka filluar kjo tërheqje që do ta shënonte një pikë kthimi për luftën në Ukrainë.
Zyrtarë ukrainas thanë se forcat e Moskës nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të iknin nga Hersoni, por ata qëndruan të kujdesshëm, nga frika e një prite nga trupat ruse. Ishte e vështirë të dihej se çfarë po ndodhte në qytetin industrial, nga i cili dhjetëra mijëra njerëz janë larguar gjatë javëve të fundit dhe ku banorët e mbetur frikësohen të largohen nga shtëpitë e tyre.
Një tërheqje e detyruar nga Hersoni – i vetmi kryeqytet provincial që Moska ka kapur – do të shënonte një nga humbjet më të mëdha të Rusisë deri më tani, ngjashëm me tërheqjen e tyre nga kryeqyteti gjatë ditëve të para të luftës.
Rimarrja e Hersonit ia mundëson Ukrainës të rifitojë territorin e humbur në jug, duke përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014. Një tërheqje ruse gjithashtu besohet se do ta rriste presionin e brendshëm mbi Kremlinin për ta përshkallëzuar konfliktin.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi të enjten për një “manovër të njësive të grupit rus” në anën e kundërt të lumit Dnjepër nga ku shtrihet qyteti Herson – një ditë pasi ministri urdhëroi një tërheqje të trupave gjatë një konference.
Disa vëzhgues perëndimorë, duke përfshirë oficerin më të lartë ushtarak amerikan, thanë se besojnë që forcat e Kremlinit janë detyruar të tërhiqen – megjithëse mund të duhet pak kohë deri të bëhet tërheqja e plotë.
Të enjten, zyrtarët ukrainas u duk se e zbutën paksa skepticizmin e tyre lidhur me këto lajme. Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhny, tha se “armiku nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte”, pasi ushtria e Kievit ka shkatërruar sistemet e furnizimit dhe ka prishur komandën ushtarake të Rusisë në atë zonë.
Zaluzhny, gjithashtu, theksoi avancimet e fundit ukrainase, duke thënë se forcat e Kievit kanë rimarrë 41 vendbanime në rajonin e Hersonit që nga 1 tetori, duke përfshirë 12 vetëm gjatë të mërkurës.
Megjithatë, ai tha se ushtria ukrainase nuk mund të konfirmojë apo mohojë nëse forcat ruse me të vërtetë po tërhiqeshin nga Hersoni.
Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ofroi një arsye tjetër për të qenë të vëmendshëm ndaj çdo tërheqjeje: Ai tha se forcat ruse kishin hedhur mina në të gjithë Hersonin, duke thënë se ata donin ta shndërronin atë në një “qytet vdekjeje”.
Banorët thanë se qyteti ishte plotësisht i braktisur të enjten dhe se shpërthimet mund të dëgjoheshin herë pas here nga zona e urës Antonivskyi – një pikë kyçe kalimi në lumin Dnjepër që është shënjestruar vazhdimisht nga bombardimet ukrainase.
“Jeta në qytet duket se është ndalur, të gjithë janë zhdukur diku dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas,” tha Konstantin, i cili këmbënguli që mbiemri i tij të fshihet për arsye sigurie. “Vetëm njerëz me pajisje për shkatërrimin e minave po kalojnë nëpër Herson, por nuk ka shumë të tillë”.
Flamujt rusë janë larguar nga ndërtesat administrative të qytetit dhe nuk ka asnjë shenjë të personelit ushtarak rus që më parë ishte vendosur në banesat e banorëve të evakuuar, tha ai.
Zyrtarët ukrainas kanë qenë të kujdesshëm gjatë gjithë luftës në shpalljen e fitoreve kundër forcave ruse, që të paktën në fillim kishte qenë më e madhe në numër dhe në armatim.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte gjithashtu i kujdesshëm të enjten, kur këmbënguli se Perëndimi duhes të presë dhe të shohë se “si do të zhvillohet situata në terren gjatë ditëve në vijim”.
“Por ajo që është e qartë është se Rusia është nën presion të madh. Dhe nëse ata largohen nga Hersoni, do të jetë një fitore tjetër për Ukrainën”, tha ai në një konferencë shtypi në Romë.
Gjenerali i ushtrisë, Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, tha një ditë më parë se ai besonte që një tërheqje kishte filluar.
“Treguesit fillestarë janë se ata në fakt e kanë nisur tërheqjen. Ata bënë njoftimin publik se po e bëjnë këtë. Unë besoj se ata po e bëjnë për të ruajtur forcën që të rivendosin linjat mbrojtëse në jug të lumit, por kjo mbetet për t’u parë”, tha ai në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut.
Instituti për Studimin e Luftës tha gjithashtu se tërheqja dukek të jetë e vërtetë.
Por Milley tha se Rusia kishte grumbulluar 20 mijë deri në 30 mijë trupa në Herson dhe një tërheqje e plotë mund të zgjasë disa javë.
Një analist vuri në dukje se ushtria ukrainase ka shkatërruar sistematikisht ura dhe rrugë në muajt e fundit, duke e bërë tani të pamundur transferimin e shpejtë të trupave ruse nga njëra anë e lumit në tjetrën.
“Pyetja kryesore është nëse ukrainasit do t’u japin rusëve mundësinë që të tërhiqen me qetësi, ose do të qëllojnë mbi ta gjatë kalimit në anën e majtë të lumit”, tha analisti ushtarak ukrainas, Oleh Zhdanov. “Personeli mund të kalojë përmes barkave, por pajisjet duhet të nxirren vetëm në maune dhe ponton, dhe ato mund të granatohen shumë lehtë nga ushtria ukrainase.”
Në një vlerësim të dëmeve që lufta ka shkaktuar, Milley vlerësoi se deri në 40 mijë civilë ukrainas dhe mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftë. “E njëjta gjë ndoshta në anën ukrainase,” shtoi ai./rel
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...