Konsumoni dy kivi në ditë, si ndikojnë në organizmin tuaj
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 10 November 2022
Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvendësueshme për shëndetin tonë.
Ai rekomandohet të konsumohet çdo ditë në të mirë të shëndetit nga koka tek këmbët.
Mësoni përfitimet që merr organizmi falë konsumit të dy frutave në ditë.
Imunitet më i fortë
Kivi përmban doza të larta të vitaminës C e cila shërben si antioksidant për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.
Kivi ka dy herë më shumë vitaminë C se portokallet. Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C.
Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.
Humor dhe energji
Enzimat aktive të kivit përmirësojnë nivelet e energjisë në organizëm por edhe humorin e mirë. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të nivelit të energjisë me 31%.
Tretje më e mirë
Kivi përmban sasi të larta të fibrës e cila është e domosdoshme për tretjen. Duke ngrënë dy kivi në ditë, trupi do të furnizohet me 4.2 gramë fibër dietike. Studimet kanë treguar se njerëzit e prekur nga konstipacioni kronik, të cilët konsumojnë 2 kivi në ditë për një muaj përjetojnë një përmirësim të ndjeshëm të problemit.
Gjumë më i mirë
Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave një orë përpara gjumit përgjatë katër javëve, përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Sipas tyre, kohëzgjatja e gjumit rritet me 15% ndërsa njerëzit i zë gjumi 41% më shpejt se më parë.
Kivi përbën një kurë shumë të mirë kundër astmës. Enzimat përbërëse të tij zbusin simptomat duke ulur sasinë e rruazave të bardha të gjakut të cilat prodhohen më shpejt tek astmatikët.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...































