Haradinaj jep detaje se si e shau Kurtin në takimin e fundit prej të cilit doli menjëherë
Autori: Gazeta inFokus
08:28 | 10 November 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tregoi se nuk ka kursyer fare gjuhën e tij në takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Sipas Haradinaj, në qoftë se Kurti nuk do kthehet te kërkesa amerikane për shtyrjen e vendimit për targat pasojat do i bartë Kosova së bashku me partinë e tij.
“Unë nuk jam njëri nga ata që ia rrehi krahët kur e shoh që po e mbyt veten, e po e mbyt vendin, e po e mbyt shpinë, askujt nuk do ia rrehi krahët. Unë jam munduar ta ballafaqojë Kurtin me rreziqet, me gabimet, me pasojat që do i ketë. Po, nuk e kursej as gjuhën, e asnjë argument tjetër. Mos shko kësaj rruge se je duke e mbytur veten, vendin tënd, subjektin tënd e Qeverinë tënde. Shpresoj që të ketë pasur efekt tek ai, sepse ato nuk janë gjuha ime, por janë pasoja që do i marrë Kosova, por edhe ai vetë së bashku me partinë e tij. Çdo sekondë tash e tutje është tepër pa u kthyer te kërkesa amerikane”, ka deklaruar Haradinaj në tëvë1.
Më tej, Haradinaj tha se nga përvoja e tij e mëhershme, është shumë më e lehtë t’i vlerësoj këto situata aktuale me kohë.
“Në takimin e djeshëm jam munduar ta ballafaqojë Kurtin me dramat, sepse tani është një situatë e acaruar. Jam munduar ta kthejë në realitet, i kam thënë mos shih ëndrra, hyn në temë”, tha tutje Haradinaj.
Gjithashtu tha se para historisë ai ndihet i pastër, pasi sipas tij, Kurtin e ka paralajmëruar shumë më herët për ato që do pasojnë tutje.
Në takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti ishin të pranishëm edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nga ky takim Haradinaj është larguar i pari duke thënë se Kurtin “po mbante ligjërata”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































