“Kosova dhe Serbia të ulin tensionet”, Donfrind: Të krijohet asociacioni, mirëpresim propozimin franko-gjerman
Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 08 November 2022
Gjatë një konferencë online me mediat, asistentja sekretare amerikane e shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfrind u shpreh mbi qëndrimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tensionimin e situatës në Veri të Kosovës.
Sipas Karen Donfrind SHBA janë tërësisht të angazhuara për monitorimin e situatës në Veri të Kosovës, konsiderojnë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është dialogu Prishtinë-Beograd dhe mbështesin propozimin franko-gjerman për gjetjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme lidhur me njohjen reciprole për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë .
Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar nga ABC lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, Karen Donfrind u shpreh:
“Lidhur me pyetjen tuaj specifike në Veri të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakord me Bashkimin Europian, se zhvillimet e fundit janë një burim shqetësimi dhe po vendosin arritjet e deritanishme në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd në rrezik. Dalja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është një zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për ta përshkallëzuar më tej situatën në terren. Ne besojmë, se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të reduktuar tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Aksione dhe retorika që rrisin mundësinë për dhunë e ekspozojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe trupave paqeruajtëse kundrejt një rreziku të panevojshëm”.
Sipas Donfrind, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë është angazhimi konsktruktiv në dialogun Prishtinë-Beograd.
“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë firmosur gjatë dialogut, duke përfshirë dhe ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Ne besojmë, se dialogu ka provuar që të jetë një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ndaj, ne i kërkojmë palëve që të shfrytëzojnë tërësisht avantazhet e tij dhe të tregojnë angazhimin e tyre për njê zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë të bazuar në njohjen reciproke, që hap rrugën për integrimin europian. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim këtë dialog. Ne mirëpresim gjithashtu dhe propozimin franko-gjerman si një rrugë përpara, pasi besojmë së është e rëndësishme të trajtojmë çështjen e Kosovës dhe Serbisë në një kuadër më të gjerë gjeostrategjik, sesa të vazhdojmë të fokusohemi te çështjet më të ngushta, siç është çështja e targave të makinave ” ka deklaruar Karen Donfrind.
Të tjera
-
Nuk ka pritje në asnjërën nga pikat kufitare
Mëngjesin e sotëm nuk ka pritje në pikëkalimet kufitare. Sipas përditësimi...
-
Dy viktimạ nga sulmi i ạrmatosur në një fabrikë në Gjermani
Me kujtimet e sulmit terrorist me 6 viktima në mes të dhjetorit në tregun e K...
-
Viti 2025 vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi
Në mungesë të dëshmive, Gjykata e Lartë e Beogradit nuk arriti të ngre aktaku...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Ligji parashikon që puna e Kuvendit të mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar punë...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...