I akuzuari pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e vitit 2019
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 08 November 2022
Egzon Puka, ish-Kryesues i Komisionit Zgjedhor të një vendvotimi në Gjakovë, e ka pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.
“E pranoj fajësinë, jam pendu. Ka ndodhur për shkak të ndonjë gabimi teknik për shkak të lodhjes. Unë i kam regjistruar të dhënat në formular ashtu siç mi kanë dhënë komisionerët dhe nuk jam e as nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie politike, e për më tepër nuk kam pasur arsye ta ndihmojë apo dëmtoi ndonjë pjesëmarrës tjetër”, tha ndër të tjera i akuzuari.
Prokurori Gashi nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë të bërë nga i akuzuari.
Më pas, gjykatësi Ilir Rashkaj e ka aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga i akuzuari, ndërsa shpalljen e ka caktuar që të bëhet më 9 nëntor 2022.
Ndryshe, në aktakuzë thuhet se Egzon Puka, më 6 tetor 2019, në Gjakovë, pas orës 19:00 pas mbylljes së vendvotimeve, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij lidhur me zgjedhjet ka regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore.
Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që i njëjti ditën kritike ishte i autorizuar nga ana e KQZ-së si Kryesues i Komisionit Zgjedhor në vendvotimin që gjendej në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, pikërisht pas numërimit të votave në Formularin e rezultateve të kandidatëve, në kundërshtim me nenin 102 paragrafi 2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ka regjistruar në mënyrë jo të saktë votat e kandidatëve, duke regjistruar 112 vota, prej tyre 43 vota të shtuara dhe 69 vota të hequra, me ç’rast me gjithsej 112 vota i ka dëmtuar kandidatët e ndryshëm brenda subjekteve politike për zgjedhjet e përgjithshme.
Me këto veprime, ai ak
Të tjera
-
Zbulohet mjeku tjetër kosovar me 3 vende pune, 44 mijë euro pagë mujore: Kjo është pasuria e tij marramendëse e kapitali milionësh
Gazeta Infokus në video storien e dytë shpalos pasurinë marramendëse të dokto...
-
Osmani: Kosovës t’i jepet statusi i shtetit kandidat të BE-së, t’i largohen edhe masat e vendosura
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe s...
-
Osmani takohet me Hovenierin, rithekson rëndësinë e largimit të masave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambas...
-
“Qeveria akuzon se po i çojmë rastet në Kushtetuese, çka duhet të bëjë PDK-ja? Të marrë gurë e gaz?”
Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në ras...
-
Zhduket një person në Gjilan që nga dita e enjte, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij
Një person ka humbur që nga dita e enjte në Gjilan. Bëhet fjalë për Xhemai...
-
Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë
Qeveria e Shqipërisë i ka shpallur dy ditë zie, më 2 dhe 3 korrik, në nderim ...
-
Dita Kombëtare e Sllovenisë, Haradinaj: Mirënjohës për mbështetjen e vendit mik në të gjitha proceset
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e D...
-
Gjendet pa shenja jete një 44 vjeçar në Prizren
Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 44-vjeçare në banesën e tij n...
-
Osmani: Kosovës t’i jepet statusi i shtetit kandidat të BE-së, t’i largohen edhe masat e vendosura
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe s...
-
Kurti deklarohet për kërkesën e Qeverisë ndaj Serbisë për transferimin e të burgosurve kosovarë
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Dre...
-
Babai i Hashim Thaçit: Qëndruan ditë e natë në borë e shi, e në fund në burg – e padrejtë
Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi është shprehur s...
-
Vepra e Ismail Kadaresë, reagime nga akademikë dhe studiues
Në Tiranë, studiues, akademikë dhe botues të njohur e cilësuan shkrimtarin Is...