Abdixiku pas takimit me Kurtin: Pjesën më të madhe nuk kuptuam diçka të re dhe nuk pamë ndonjë plan konkret
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 08 November 2022
Kryetari i partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti të mbajtur sot ka dhënë një prononcim para mediave, shkruan Gazeta Infokus.
Ai pas këtij takimi tha se në këtë takim në pjesën më të madhe nuk kanë kuptuar diçka.
“Ne si Lidhje Demokrati kemi jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për të diskutuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit edhe në këtë ftesë pozitive kemi shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo hap që synon ligjmërinë në vend dhe çdo synon koordinimin me aleatët tanë në Uashington dhe në Evropë. Në këtë takim për pjesën më të madhe nuk kuptuam diçka më te re sesa deklarimet publike që kryeministri tani më i ka pasur dhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes se re te krijuar të vakumit institucional gjyqësor e juridik në veri te vendit si dhe nuk pamë ndonjë një lëvizje ose gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtar pra për Lidhjen Demokratike të Kosovës besojmë që koordinimi i ngushtë me departamentin amerikan të shtetit me institucionet e sigurisë amerikane me aleatët tanë në Uashington e në Bruksel është zgjidhje e vetme adekuate e situatës së tanishme që është Kosova”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.
Po ashtu ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të bie pre e kurtheve për destabilizimin e vendit nga faktorë që burojnë në Beograd.
“Kosova nuk duhet të bije pre e kurtheve të destabilizimit të vendit nga faktorë që burojnë në Beograd e në koordinime më të thella që sesa kaq por që duhet ngushtë me aleatët e vet që të sigurojë paqen edhe stabilitetin në territorin e vet”, ka shtuar më tej Abdixhiku.
Ndryshe takimin e sotëm e ka lëshuar më herët këtë takim kryetari i AAK Ramush Haradinaj, duke thënë se kryeministri Kurti ju mbajtke ligjërata dhe nuk i tregonte pse i kanë prishur raportet me Amerikën./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...